Tuesday, May 14, 2024

(Video) Shqipëria, gati për Spanjën. Trajneri i kombëtares shqiptare, Reja, dhe kapiteni Hysaj, në konferencë shtypi

Lexo

Në pritje të sfidës zyrtare të miqësores së ditës së shtunë, Spanjë-Shqipëri, takim që do të luhet në stadiumin RDCE të Barcelonës duke filluar nga ora 19:45, tekniku i përfaqësues kuqezi, italiani, Edi Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj, dolën në një konferencë shtpi. Reja vlerësoi forcën e kundërshtarit dhe u shpreh se kuqezinjtë i kanë cilësitë për t’i surprizuar kundërshtarët dhe se skuadra duhet të qëndrrojë kompakte për të arritur një rezultat të mirë.

“ Futbollin spanjoll e njofim dhe e vlerësojmë sepse ka luajtur gjithmonë mirë me topin. Ka një filozofi të veҫantë dhe dua ti bëj komplimentat e mija Luis Enrikes sepse është duke bërë një punë shumë të mirë prej katër vitesh. Unë e kam njohur që nga koha kur ishim në Romë që të dy, ai te Roma dhe unë te Lazio. Ai ishte pak më i ri dhe unë disi më ekspert. Mua më ka shkuar mirë sepse kam fituar dy herë derbin, atij disi më keq sepse humbi. Por ndërkohë e kam thënë dhe i kam uruar që të bënte një karrierë të madhe e kështu ndodhi. Kjo sepse përpara se të vinte në Romë kishte stërvitur Barcelonën B, ishte i ri akoma, ndërkohë që më mbrapa u bë një trajner i madh, por mbi të gjitha një njeri i madh që meriton vlerësimin tim të madh.

Nesër vlen loja apo rezultati? Si loja ashtu edhe rezultati. Nuk mund të ndahen dot. Dua që të dal nesër nga ky stadium me një paraqitje shumë të mirë. Të mos përsërisim më paraqitje si ajo me Anglinë dhe Francën më parë. Do të më pëlqente të jemi kompetitiv përtej rezultatit që ka një rëndësi relative sepse është një ndeshje miqësore. Do të më pëlqente të bënim një ndeshje të mirë sepse siҫ kam thënë këto janë eksperienca që do na shërbejnë sepse luajmë kundër një skuadre të madhe. Do të shikojmë se në ҫfarë niveli kemi arritur. Kam ndjesinë që po përmirëohemi sa më shumë kohë kalojmë bashkë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Ne duhet të bëjmë eksperiencë ndaj skuadrave të mëdha sepse kemi luajtur më parë ndeshje të tilla, si me Ҫekinë, Uellsin, Poloninë e kemi bërë mirë ndaj Hungarisë, kështu që kjo rritje duhet të vazhdojë. Këto janë ndeshje që shërbejnë për të kuptuar se në ҫfarë pike kemi arritur. Nëse jemi kompetitiv, nëse jemi më pak kompetitiv, nëse jemi përmirësuar. Këto janë eksperienca të rëndësishme. Unë në fakt Federatës i kisha kërkuar dy miqësore të rëndësishme ku mund të bëjmë vlerësime. Këto janë teste për të parë këtë rritje. Djemtë janë të bindur për cilësitë e tyre, po punojnë mirë dhe janë një grup i bukur. Nuk do ta tërheqin këmbën mbrapa sepse duan të bëjnë mirë. Janë ndeshje këto si me Spanjën ku edhe mua do të më pëlqente të luaja ndeshje të këtij niveli. Mendoj se djemtë janë entusiastë përpara këtyre ndeshjeve ku duan të tregojnë cilësitë dhe uroj që të bëjmë një ndeshje të mirë. Ne fizikisht duhet të jemi në maksimum sepse për të konkuruar Spanjën teknike duhet të vraposh dhe ne në grupin tonë kemi lojtarë që kanë këto cilësi dhe e kanë treguar. Kanë rezistencë të madhe një karakter të shkëlqyer. Nuk jemi një skuadër që dorëzohet kollaj. Kemi një grup që në këtë drejtim ka dhënë gjithmonë maksimumin. Ne duam t’ja lëmë Spanjës topin gjithmonë, mjafton që ti lejojmë pak mundësi shënimi. Ka pak rëndësi mbajtja e topit, varet nga paraqitja dhe nga rezultati sepse gjithësecili ka filozofinë e tij të lojës. Të Spanjës e dimë dhe ҫdo skuadër ndaj Spanjës është në vështirësi në këtë drejtim. Ne sigurisht që do të kemi vështirësi në disa momente por ne i kemi armët, shpejtësinë në fazën sulmuese dhe në krah, cilësi për ti surprizuar. Ky është qëllimi jonë. Në mesfushë nuk duhet të lejojmë hapësira. Duhet të luajmë si skuadër dhe nuk duhet të mendojmë për paraqitje individuale sepse është e qartë që kush do të tentojë nesër ti zgjidh momentet vetëm do gabojë sepse kjo nuk është ndeshje për të bërë këtë. Duhet të luajmë si skuadër. Duhet të jemi shumë kompakt, shumë të mbyllur dhe mos ti japim hapësirë atyre për të pasur pasime filtruese. Nëse i lejojmë hapësira, me cilësitë që kanë, mund të na vendosin në vështirësi të mëdha. Duhet të jemi shumë të kujdeshëm dhe të përqendrruar për 90 minuta. Nuk di kush do të luajë. Nesër në mëngjes do të bëj stërvitjen e fundit dhe do të vendos. Por ndërkohë më kanë dhënë përshtypjen që janë të gjithë në formë e kush do të zbresë në fushën e lojës do të jetë mirë fizikisht sepse e kam dalluar këtë gjë në këto 4 ditë që jemi bashkë. Nëse shikoni lojtarët tanë, luajnë të gjithë. Kemi 5 sulmues dhe kanë luajtur të gjithë dhe kanë të gjithë gjëndjen e mirë për të luajtur ashtu si edhe mesfushorët. Lojtarët tanë luajnë dhe aktivizohen në klubet e tyre. Jam i sigurtë që kë do të zgjedh do të më japë një paraqitje të mirë. Nuk është se nuk dua ta zbuloj formacionin por nuk më duket korrekte sepse më përpara duhet të flas me lojtarët pa folur me ta. Kush do të zbresë në fushën e lojës do më japë maksimumin. Unë bëj gjithmonë diskutimin në nivel kolektiv dhe asnjëherë aspektin individual. Nuk duhet të fokusohemi ke aspekti individual. Unë dua të luajmë me skuadra të rëndësishme, të forta, me cilësi për të parë sase jemi rritur. Do të më pëlqente të luanim ndaj Maqedonisë së Veriut për të parë sesa kompetitiv jemi ne përballë tyre, që të na ndihmojë për tu rritur.

Grupi i të rinjve? Kemi marrë këtë herë element të rinj. Asllani përshembull luan titular me Empolin dhe titular. Kemi një lojtar të 2002 si Bajrami që pavarsisht se luan me të rinjtë ka cilësi shumë të mira dhe nëse do të kem mundësi do ta aktivizoj. Balliu ka qënë më parë me Panucin, tani po bën shumë mirë te skuadra e tij. Duke luajtur në Spanjë duhet të luajë këtë ndeshje. Të tjerët kanë luajtur dhe këto janë të rinjtë që dua të shof në aksion”, – përfundoi prononcimin e tij për mediat trajneri.

Kapiteni Hysaj ndërkohë u ndal te forca e kundërshtarëve që kanë përballë nesër dhe nënvizoi se skuadra duhet të jetë kompakte për të bërë një paraqitje të rëndësishme. “Normal që eshte një ndeshje shumë e bukur për të gjithë, ҫdo lojtar dëshiron të jetë në fushë. Për ne është një karikim shumë i madh sepse kemi përballë një skuadër të madhe si Spanja,siҫ e dinë të gjithë. Do japim maksimumin dhe shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv që do na ndihmojë për të ardhmen tonë. Dihet që Spanja është një nga skuadrat më të mirë për mbajtjen e topit dhe bën lojë të shpejt. Ne kemi provuar këtë ditë dy mënyra që duhet të bëjmë mirë në fushë: e parë që duhet të qëndrrojmë të kujdeshëm mbrapa duke pritur dhe e dyta që nëse shikojmë se kemi një mundësi të mirë për të sulmuar ose bërë presion do të shkojmë përpara. Nesër për mbrojtjen do të jetë një test i madh sepse Spanja është një skuadër e madhe që bën lojë të shpejtë, mbajnë mirë topin siҫ e thashë edhe më parë dhe për ne do të jetë një provë e madhe. Atmosferra në skuadër është shumë e mirë. Po i mungonin njëri-tjetrit sepse kishim disa muaj që nuk po takoheshim dhe grumbulloheshim. Me të vërtetë jemi shumë mirë, të kënaqur që jemi prap bashkë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin nesër”, u shpreh Elseid Hysaj përpara mediave të pranishme në stadiumin RDCE të Barcelonës.

(Video: Reja dhe Hysaj në konferencë shtypi)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img