Tuesday, May 7, 2024

(Intervista) Flet trajneri surprizë i Superiores, Xhevahir Kapllani. Ish portjeri i njohur po befason me Erzenin e tij kryesues

Lexo

Kur triumfoi në javën e parë përballë Vllaznisë në “Niko Dovana”, një pjesë e mirë e opinionit e konsideroi Erzenin surprizë, madje kishte prej atyre sa deklaronin se tre pikëshi i marrë me kuqeblutë mund të ishin të vetmit për shijakasit duke e paragjykuar se në ballafaqimet e mëvonshme do të dështonte.

Por, ndryshe mendonte Xhevahir Kapllani, ish portjeri i njohur i Teutës dhe disa skuadrave të tjera të futbollit shqiptar, përfshirë edhe kombëtares kuqezi. Me maturi, qetësi dhe profesionalizëm mbërrin që pas javës së pestë, teksa ka mundur Laçin 1-0 të marrë kryesimin e përkohshëm të Superiores së futbollit shqiptar.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes me kurbinasit, Kapllani shfaqet me “këmbë me tokë” duke qënë modest me ato që ka arritur, ndërkohë që kërkon të shikojë më tej duke vijuar të punojë me përkushtim në krye të skuadrës shijakase.

“Kishim një ecuri pozitive. Kjo ishte ndeshja më e vështirë për ne, u kisha thënë djemve që të kishim kujdes, sepse euforia mund të ndikonte. Djemtë më kuptuan dhe punuan duke arritur këtë fitore. Ky ekip siç e kam thënë edhe më përpara, është ndërtuar vonë, do vazhdojmë të ecim javë pas jave. Çdo ndeshje është finale dhe do të hyjmë për rezultat pozitiv. Pjesa e parë ishte e barabartë, vuajtëm pak, i dhuruam disa topa, vertikalizime. Pjesa e dytë foli për ne, skuadra shtyu përpara. Deri në minutat e fundit kemi luajtur për të fituar, duke qenë në ekuilibër taktik, për të mos krijuar ç’bilancime.”, tha Kapllani në fillim të prononcimit të tij.

Më tej, ai bëri të ditur se skuadra e shikon pozitivisht ndërprerjen e kampionatit, pasi është e vetdijshme që ka nevojë për stërvitje, pasi siç është thënë më heret, lojtarët kanë pasur vetëm pesë ditë në dispozicion përpara kampionatit të njihen me njëri tjetrin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img