Sunday, May 5, 2024

Erzeni sfidon Laçin me një penallti në shtesë dhe merr kryesimin e përkohshëm të kampionatit

Lexo

Erzeni-Laçi  1-0  Shënues: Kahrimanoviç 90’+5′)

Erzeni: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi, Mehmeti, Kahrimanoviç, Alan Rodrigez, Kadriu, Ademi, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani.

Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Borisiuk, Turkaj, Mazrekaj, Adeleke, Manellari, Ziko, Velkoski, Spahiu, Peterman. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

Gjyqtarë: Kridens Meta (Tiranë) kryesor. Arbër Zalla (Tiranë) dhe Erind Burgu (Fushë-Krujë, anësorë. Blerim Ziri (Fushë-Krujë)-arbitër i katërt. Olsid Ferataj (Patos)-VAR dhe Ilir Tartaraj (Fier)-AVAR

Shijakasit nuk dinë të ndalen. Edhe pse rikthehen në Superiore pas një pause 21 vjeçare, në këtë start kampionati po surprizojnë me paraqitjet e tyre mbresëlënëse duke sfiduar skuadra të forta dhe pretendente për trofe.

Sonte e kishte radhën Laçi, ku skuadra e drejtuar nga Xhevahir Kapllani e ka mundur me rezultatin 1-0. Fatin e takimit e ka vendosur një penallti e fituar dhe e realizuar në minutën e pestë shtesë, ku Kahrimanoviç tregohet i saktë në ekzekutim duke çuar në delir një Shijak të tërë.

Fitore kjo që i jep kryesimin e përkohshëm të kampionatit kombëtar të Superiores me 11 pikë, në pritje edhe të dueleve të fundit të javës së pestë që do të luhen të dielen, Vllaznia-Laçi dhe të hënën, Kukësi-Partizani.

Nga ana tjetër, humbja e pësuar në “Niko Dovana” me shijakasit e Erzenit ka thelluar problemet në kampin laçjan, dhe sidomos me trajnerin Dejan Vukiçeviç, i cili nga sa është bërë e ditur, pas ndeshjes ka paralajmëruar largimin nga drejtimi i kurbinasve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img