Ish futbollisti i Vllaznisë, Luan Zmijani, sot trajner me moshat në Akademinë e Futbollit Vllaznia, ështoptimist që kuqeblutë i kanë të gjitha mundësitë të rikthehen te fitorja, duke lënë pas humbjen e së mërkurës për Kupën e Shqipërisë. Por, përpara se të analizojë ish skuadrën e tij, Zmijani, flet për 105 vjetorin e klubit kuqeblu, ku ai ishte mes të dekoruarve nga ana e KF Vllaznia.
Luan, u vlerësuat me një pllakat mirënjohje, si u ndjetë?
Padiskutim që i kënaqur, kush nuk do të ishte i kënaqur me atë vlerësikm që na bëri KF Vllaznia. Gjej rastin të falenderoj organizatorin, presidentin Alban Xhaferi, si dhe drejtuesit e tjerë që arritën të organizojnë një darkë festive, ku ishin të ftuar të gjithë njerëzit që kanë kontribuar për futbollin, që kanë derdhë djersë në fushën e lojës, por edhe ju të mediave që pasqyroni emocionet e historisë së Vllaznisë për publikun.
Të kalojmë tek Kupa e Shqipërisë. Në mesjavë, Vllaznia u mund në çerekfinalen e parë nga Erzeni 2-1, duke u ndalur pas dhjetë ndeshjes pozitive, 8 fitore dhe 2 barazime..
Me thënë të drejtën, skuadra nuk është se luajti keq. Nuk është se nuk dha maksimumin në këtë ndeshje, por dy episode ishin ata që vendosen rezultatin. Te goli i parë që pësumë, reaguam dhe barazuam, po ashtu edhe në fund morëm një gol të dytë. Nuk është përfundimtare kjo humbje, sepse pas dy javësh, këto skuadra do të vuloset gjithçka në “Loro Borioçi” në ndeshjen e kthimit. Mendoj se skuadra ka forca, e ka padit veten se e ka gjendjen e mirë, e ka tregua veten edhe më parë duke garantuar se do ta përmbysë këtë rezultat dhe për të kaluar në turin tjetër.
Ndërkohë, pasditen e së hënës së ardhshme, Vllaznia luan në transfertë me Dinamon, besoni se skuadra kuqeblu do të rikthehet te fitorja?
Kam besim shumë se Vllaznia do të rikthehet te fitorja, e ka diftu vete skuadra se ka një rritje, ka një besim. Vete rezultatet, 8 fitore dhe 2 barazime, flasin vete, por duhet patur kujdes, se përballë kemi një skuadër si Dinamo, e cila ka edhe ajo vetem rezultate pozitive, ku e fundit ishte me Skënderbeun, pavarësisht e kontestume me një penallti të diskutueshme.
Çfarë vlerëson tek Vllaznia e sotme, e cila në kampionat po ecen mjaft mirë?
Shoh se ka një harmoni të plotë, bëjne për njëri tjetrin të gjithë lojtarët, dhe kjo është shumë e rëndësishme për një skuadër, dhe rezultatet një pas një janë që e ngrohin skuadrën duke pasur besim më vete.
Rritja e Dinamos, duke spostuar Tiranën në vendin e pestë e ka rritur rivalitetin për një vend në “Final 4”, kë shikoni sipas jush në katërshen e parë?
Është shumë e vështirë për të dhënë një përgjigje përfundimtare për pjesën e katërshes, pasi është një luftë shumë e madhe dhe e ashpër, ku në lojë tashmë janë 6 skuadra, apo edhe shtatë që e kërkojnë një vend në katër më të mirat, çka tregon se është një kampionat shumë i fortë, dhe nuk i dihet deri në fund.
Gjithësesi, Vllazninë, e shikoni të sigurt brenda katërshes së parë finalist?
Dëshira, dhe mundësia, janë dy gjëra. Në qoftëse dëshirën e kemi shumë të madhe për të qënë tek katërshja, por edhe mundësinë, ky grup lojtarësh na e kanë dhënë me këtë rezultate që kanë arritë. Kështu që, në mënyrë të padiskutueshme e shikoj në dy vendet e para të renditjes.
Intervistoi: Gaspër MARKU