Monday, April 29, 2024

(Video) Kombëtarja e Basketbollit meshkuj, niset drejt Armenisë. Në listën e 12-të lojtarëve kuqezi, edhe dy shkodranët, Lekndreaj dhe Memçaj. Të dielën, ora 15:00, Armeni-Shqipëri, Eleminatoret e Kupës së Botës 2027

Lexo

12 lojtarët e përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në ndeshjen kundër Armenisë në kuadër të Para-Eliminatoreve Europiane për Kupen e Botës 2027, me në krye trajnerin Erkand Karaj, janë nisur sot drejt Armenisë, ku ditën e dielë do të zhvillohet edhe ndeshja e parë zyrtare kundër ekipit vendas.

Në përbërje të kësaj liste janë edhe dy basketbollistët e mirënjohur shkodran, Daniel Lekndreaj dhe Elian Memçaj. Lekndreaj, luan në kampionatin kosovar me ekipin e Vëllaznimit të Gjakovës, ndërkohë që Memçaj në kampionatin e Superligës së basketbollit Shqiptar me ekipin e Teutës së Durrësit.

Në prag të kësaj ndeshje, kombëtarja e basketbollit për meshkuj, zhvilloi një fazë grumbulluese përgatitore në ambjentet e Akademisë “Goga Basket”, Durrës, ku fillimisht u paraqitën një numër më i madh basketbollistësh, dhe pas seleksionimit, u përcaktuan 12 më të mirët, mes të cilëve edhe dy shkodranët, Lekndreaj dhe Memçaj.

Lista e plotë e basketbollistëve të kombëtares së basketbollit meshkuj për ndeshjen me Armeninë, është kjo:

Hajdari, Lilaj, Lekndreaj, Strazimiri, Dusha, Tola, Prodani, Taflaj, Hysenagolli, Hamati, Hysa, Memçaj. Trajner: Erkand Karaj

Të shoqëruar edhe nga sekretari i FSHB-së, Franko Bushati dhe drejtori teknik Klaudio Ndoja, kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Armeni. Në programin e teknikut Karaj, e shtuna do të ketë një seancë stërvitore në pallatin e sportit, “Karen Demirchyan”, ndërkohë që ndeshja zyrtare, Armeni-Shqipëri, do të luhet pasditen e së dielës duke nisur nga ora 15:00, ku nga sa mësohet, i pranishëm do të jetë edhe presidenti i FSHB, Avni Ponari.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Erkand Karaj, do të zhvillojë katër ndeshje për këtë fazë, ku ndeshja e rradhës do te jetë me date 21 nëntor 2024, kundër ekipit të Austrisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në Shqipëri. Ndërsa me 20 shkurt 2025 do të zhvillohet ndeshja e kthimit kundër Armenisë, si dhe më 23 shkurt 2025 do të zhvillohet ndeshja e kthimit me Austrinë.

 (Video) Prononcimet e dy basketbollistëve shkodranë, Daniel Lekndreaj dhe Elian Memçaj, përpara nisjes drejt Armenisë.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img