Monday, November 25, 2024

(Intervista) Shehi gati për debutimin: Nuk ka skuadra të lehta, të arrijmë objektivat. Partizani-Teuta, të shtunën, ora 17:00, në “Arena e Demave”

Lexo

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme që “të kuqtë” do të luajnë kundër Teutës. Tekniku, që do të debutojë nesër në kampionat në krye të “demave”, ka analizuar gjendjen e skuadrës, ka folur për merkaton dhe për objektivat e Partizanit.

Të shtunën nis zyrtarisht aventura juaj si trajner i Partizanit. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Prej 5 vitesh ushtroj profesionin si trajner , profesion që ka edhe këto lëvizje. Kthehem në një klub që e kam lënë komplet tjetër dhe e gjej tërësisht të ndryshuar. Siç ka ndryshuar klubi ka ndryshuar edhe pozicioni im , kam qenë si lojtar dhe kapiten , ndërsa tani jam në detyrën e trajnerit. Sigurisht që pritshmëritë janë të mëdha duke ditur edhe objektivat që klubi ka. Eshtë një përgjegjësi e madhe të drejtosh këtë klub.

Ndeshja radhës ndaj Teutës ?

E fillojmë kampionatin pas një pauze. Eshtë ndeshja ime e parë dhe gjithsecili kërkon të bëjë më të mirën. Pas një karrierë të gjatë prej gati 30 vitesh në futbollin shqiptar që nga viti 1994 kam ndërruar shumë skuadra dhe sa herë përballem i bie të përballem me ish skuadrat. Ndaj ish skuadrave ku kam luajtur gjithmonë ruaj respekt të ndërsjelltë siç i takon një profesionisti, ndërsa në fushën e lojës duhet ti fitojmë të gjitha ndeshjet.

Si e prisni këtë ndeshje ?

Në futboll nuk ka skuadra të lehta, ka skuadra dhe kundërshtarë të vështirë. Me këtë ide ne duhet të hyjmë në ndeshje .Kemi punuar  gjatë kësaj faze përgatitoredhe vazhdojmë të punojmë dhe kjo shërben për kampionatin. Kërkojmë të jemi serioz në çdo ditë të punës se kampionati është që javë për javë të bëjmë më të mirën tonë. Gjatë gjithë kësaj periudhe kam parë nga lojtarët një seriozitet dhe asnjëherë dozë demotivimi.

Gjendja e skuadrës ?    

Fatkeqësisht nga lojtarët që kam gjetur të dëmtuar, asnjë nuk është kthyer dhe Mehmeti mungon për arsye kartonësh. Shpresojmë që në vijim, edhe pse gjendja  e tyre po përmirësohet, gradualisht të futen me grupin dhe pastaj të marrin gjendjen optimale. Tani është situatë e njëjtë me atë që ka mbaruar kampionati. Mos gabohem në atë ndeshje të fundit Bintsuka ishte ndërsa tani nuk është. Kemi kontingjent lojtarësh që nuk mund të qajmë ato që nuk janë, por të përqendrohemi te ajo që duam të marrim nesër.

Çfarë pa Shehi në Turqi dhe si do të ingranohen prurjet e reja në skuadër?

Ajo që pashë në Turqi ishte skuadër dhe djem që kanë dëshirë për të punuar, seriozitet, dëshirë për të ecur përpara. Ne duhet të ngulmojmë sa më shumë sa i përket pjesës së vazhdimësisë, për t’u rritur kërkohet vazhdimësia, e cila kërkon disiplinë, pune e përkushtim. Këto i pashë në ato pak ditë sa ishim atje, besoj se na kanë shërbyer. Për sa i përket afrimeve ju pyesni për Skukën. Skuka e njeh mirë ambientin, ka ndjenjë të mirë kolektiviteti me çunat, nuk mendoj se do kohë për përshtatje. Ai vjen pas një periudhe që ka qenë pushim, ndaj i duhen pak ditë për të qenë në gjendjen e tij më të mirë dhe për t’i marrë të gjithë cilësitë që ka.

Mund të presim debutimin e Skukës nesër?

Skuka është i gatshëm, është në grumbullimin e skuadrës por është një situatë ku ai ka nevojë për ndihmën tonë. Duhet të jemi pak të duruar e kujdesshëm se është lojtar me mjaft vlera, edhe kur u kthye është pjesë e rëndësishme për të arritur objektivat e duhet të jemi të kujdesshëm sa i përket gjendjes së tij fizike. Duhet që ai të gjejë gjendjen e tij fizike me minutazhin dhe kohën e duhur, pastaj të na ndihmojë ai me cilësitë që ka.

Situata në repartin e mbrojtjes?

E kam gjetur skuadrën me 3 qendërmbrojtës dhe shpresojmë të na kthehet Preka dhe bëhen katër, se Bytyçi do të mungojë për disa muaj. Kështu që me këto që kam gjetur, kam gjetur dëshirën, të rinj që kërkojnë të rriten. Më e rëndësishme në futboll është dëshira dhe përkushtimi ndaj profesionit se po t’i kesh, është më e lehtë të përmirësohesh e rritesh. Duke u rritur gjithsecili nga pak, bëjmë atë gjënë e madhe pastaj që gjithsecili ka pjesën e vet të gjithë këtij ingranazhi që kërkon të lëvizi, skuadrën.

Ka nevojë skuadra të përmirësohet?

Ku ka skuadër që nuk do të përmirësohet? Ku ka njeri që nuk do të zhvillohet? Njeriu do të mësojë dhe të përmirësohet edhe kur është 60 vjeç, jo më ne që jemi të rinj, si unë e skuadra. Përmirësimi është pjesë e një procesi, që në fillim njeriu do ta ketë si objektiv, dhe duke e pasur të qartë që një qëllim ‘unë do të shkoj këtu’, pengesat janë për t’u kaluar dhe janë për njerëzit e vështirësive. Kemi të gjithë qëllim për t’u rritur e përmirësuar dhe në fund fare të jemi të kënaqur me objektivin që arrijmë.

Pretendentët në katërshe? 

Unë i shoh të gjithë në katërshe, edhe pse renditja të jep deri diku se cilat janë pretendente. Është edhe gjysma e kampionatit për t’u luajtur, por një skuadër që bën një seri fitoresh radhazi, nuk është çudi që të vijë pranë nesh. Nuk e di si do e interpretojnë skuadrat që janë në krye me lëvizjet që kanë bërë për të qenë më pas në katërshen për herë të parë, formula është që në fund fare shihen të mirat apo të këqijat, duhet të presim. Por duhet të jemi të përqendruar për të bërë më të mirën në 36 javë. Pastaj janë dy ndeshje që kërkojnë shumë freski, përqendrim dhe sidomos fatin pasi janë finale.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img