Saturday, July 27, 2024

(Intervista) Trajnerët Mehmeti dhe Ahmataj flasin pas ndeshjes Dinamo 2-3 Tirana

Lexo

Tirana triumfoi me përmbysje ndaj Dinamos me rezultatin 2-3, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të në Superiore. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti:

“Normalisht që më  vjen shumë keq. Që në momentin që ishim 2-0, aty filloi vetkënaqësia e lojtarëve sidomos në linjat e qendrës kishim probleme. Duhet ta kishim menaxhuar shumë më mirë për të mos i dhënë mundësi kundërshtarit. Kemi pësuar gola naivë, nga mosfanatizmi në zbatimin e detyrave në gabime individuale. Na mungojnë lojtarët me eksperiencë në mesfushë. Shpeshherë e kemi thënë që vetëm Andoni ka eksperiencë. Këto nuk janë justifikime, por të vjen keq të përmbysesh nga 2-0. Gola nga momente si faulli, apo penalltia në atë mënyrë. Kemi nevojë urgjente të kemi lojtarë me eksperiencë në mesfushë.

Çfarë do bënit ndryshe po të fillonte ndeshja na fillimi? Nuk do të bëja asgjë ndryshe. Lojtarët me eksperiencë treguan vetëkënaqësi pas 2-0. Derbi është derbi dhe ky është futbolli i paparashikueshëm. Duhet të jenë lojtarët me eksperiencën e duhur dhe të menaxhojnë lojën. Duhet të ishim më të kujdesshëm në fazën difensive. Sa herë të hapej Tirana ne t’i kundërpërgjigjeshim, siç vepruam në pjesën e parë. Bëmë një faull naiv në linjat anësore, nuk vendosesh mirë në linjat standarde.

A mendoni se mbrojtja ka nevoj për përmirësim? Patjetër që ka punë në fazën difensive. Por edhe sulmi duhet të ishte më agresiv në fazën difensive dhe të vihej në ekuilibër kur humbisnin topin. Edhe merkato e janarit nuk na lejon shumë që të gjejmë elementë edhe pse kemi nevojë emergjente.

Mendon se mund të ndryshojë për mirë situata e ekipit me këtë merkato që keni bërë? Sulmuesi dhe dy mesfushorë duhen që ne të jemi më të sigurtë në këtë kampionat të vështirë. Duhen dy mesfushorë, që të rikthehemi tek rezultatet e mira që kemi patur.

Sa iu shqetësojnë golat e pësuar? Pas çdo ndeshje keni thënë që duhen ndryshime në mesfushë, por në merkato nuk keni afruar një të tillë…? Jemi në kërkim të një mesfushori. Lojtarët që kanë ardhur deri më tani, përveç Jankut, Meksit dhe Bambës… jemi në kërkim të mesfushorit. Në linjën e mesfushës kemi vetëm Andonin me eksperiencë dha na duhet një lider. Goudiaby dhe Smaçi janë lojtarë të rinj. Duhet lojtarë me personalitet për të përballuar këto sfida. Golat e pësuar? Vijnë si skuadër, jo vetëm nga mbrojtja. Skuadra duhet të mbrojë në bllok. Por sot nuk shikoj golat e pësuar, por gabimet individuale dhe vetkënaqësia. Sidomos menaxhimi nga lojtarët me eksperiencë. Duhet të merrnin më shumë përsipër.

Po menaxhoni një skuadër pa personalitet? Jo nuk e thashë këtë. Lojtarët me eksperiencë sot nuk arritën të menaxhonin rezultatin. Të kesh vetëm Andonin dhe Denisson që është ofensiv, të duhet dhe një tjetër që të përballesh me Tiranën që është ekip me cilësi. Duhet personalitet dhe eksperiencë që të menaxhosh të tilla situata dhe këtë kampionat shumë të vështirë.

Çfarë ndryshoi në këto ndeshjet e fundit, ku Dinamo po pëson gola me shumicë? Përsa i përket diferencave, kemi diferenca në disa elementë, por kemi edhe lojtarë të talentuar. Unë po them që ka elementë shumë të mirë Dinamo, por disa pozicione janë lojtarë që mund të lënë boshllëqe. Si në sulm dhe mesfushë. Mesfusha është një nga pikat kyçe. Nga momenti që e kam marrë ekipin dhe deri më tani në ekip kanë ardhur Janku, Meksi dhe Bamba.

Nga ana tjetër, trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, u shpreh për MCN TV:

“Ishte ndeshja e parë dhe duhet ta fillonim mbarë. Ndikon presioni i rezultatit në performancë. Nga individët nuk u interpretua mirë në pësimin e golit. Ishim duke mbajtur kundërshtarin në presion, ia arritëm shumë mirë pavarësisht 2 aksidenteve gjatë lojës. Duhet të punojmë.

Çfarë të shqetëson te skuadra përtej fitores që u duk se ka përmirësime në mbrojtje po ka gabime? Dhe kjo periudhë e shkëputjes nuk na ka ndikuar pozitivisht te ritmi i lojtarëve. Mungesa e ndeshjeve jep ftohje në aspekt të shpërqëndrimit. Do i rikuperojmë si probleme në të ardhmen.

Në cilin repart kjo skuadër ka nevojë për punë? Ne kemi shumë lojtarë me cilësi që nuk janë në 100 përqind. Pavarësisht se po shkojnë te goli. Kur të përmirësohen, do shkojnë më lart. Dhanë një marsh më shumë. Të luash ndeshje në sulm, ta mbash në presion duhet të harxhosh shumë energji. Tregon që kemi potencial për të ecur na duhet qetësi dhe punë. Të jemi të qetë që të ecim përpara.

8 gola, të bezdis që përflitet se Tirana mund të ndryshojë trajnerin? Pano, deri këtu ku unë jam nuk kam arritur se më ka ndihmuar njeri. Kam arritur me punë, nuk kam njeri që më ka suportuar. E meritoj me aftësi këtë vend. Nuk i frikësohem kësaj gjëje. Më ka shqetësuar vetëm stabiliteti në fushën e lojës. Besoj është kohë e mjaftueshme që me skuadrën e kemi ezauruar këtë diskutim.

Tirana ka projektuar afrim të ri apo do vazhdojë me këtë kontigjent? Afrimet e janarit janë me pikatore. Kundërshtari ka bërë dhe përsëri, nuk mendoj ka prurje të mirë në janar. Kemi parë pista po do bëhet nëse mendojmë se na plotësojnë ato gjëra që duhen. Nuk do marrim lojtarë vetëm se është hap merkato. Kemi përdorur lojtarë të akademisë, që kemi vite që punojmë dhe ka brez të artë për të ardhmen. Do dalë në pah duke i dhënë hapësira në vazhdim. Duhet të jemi të kujdesshëm se duke qenë pa masë të jep deficite në lojë.

Patrick kur kthehet? Është bashkuar këtë javë me skuadrën në stërvitje. I duhen dhe 2 javë sepse nuk është në gjendje optimale. E kemi si blerje Patrick, është plotësues i pjesës që duam.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img