Saturday, July 27, 2024

Futboll Kategoria e Parë-Sot, 6 duelet e javës së 14-të. Bylis kryesues mysafir në Berat, Elbasani i dyti pret Lushnjen

Lexo

Jo vetëm skuadrat e Superiores, edhe ekipet e Kategorisë së Parë do të zbresin ditën e sotme në fushë për të luajtur ndeshjet e javës së 14-të. Takime mjaft interesante janë në program, ndërsa në fushë do të zbresin 12 ekike, ku do të luftojnë për çdo centimetër për të siguruar 3 pikët.

5 takime do të luhen në orën 13:30. Besa e Kavajës do të presë Apoloninë. Fierakët mkërkojnë në tjetër 3 pikësh dhe vijnë në këtë përballje si forcë e 3-të e kampionatit,ndërkohë vendasit kërkojnë fitoren për të lënë zonë  e “ftohtë.

Një tjetër duel mjaft i rëndësishëm është edhe Burreli-Vora. Vendasit njëjtë si Besa synojnë fitoren për t’iu larguar zonës “Play-Out”, teksa nga krahu tjetër ekipi i Klodian Arëbrit tenton rikthimin te fitorja.

Flamurtari-Kastrioti është një nga duelet që mund të konsiderohet si ndeshje ‘Superiore”,por renditja lë për të dëshiruar e krutanëve. Vlonjatët tentojnë rikthimin te fitorja për t ëmbajtur hapin e kryesuesve,teksa miqtë nuk e njohin triumfin prej më shumë se 5 javësh.

Korabi nga krahu tjetër do të presë Luzin. Ekipi nga peshkopia mban vendin e 6-të në klasifikim dbe fitorja është detyrim për ta,ndërkohë kavajasit e Luzit tentojnë të vazhdojnë me ecurinë pozitive për t’ë lënë fundin e klasifikimit.

Vëmendja e tifozëve do të jetë edhe te takimi mes Tomorit dhe Bylisit. Beratasit pas më shumë se 5 javësh me humbje kanë detyrim vetëm fitoren për të shkelmuar krizën,ndërsa përballë do të kenë kryesuesit e Kategorisë së Parë. Ballshiotët kanë krijuar një shkëputje prej 6 pikësh ndaj vendin të dytë dhe ditën e sotme tentojnë edhe thellimin e statistikave.

Takimi i fundit i kësaj jave në Kategorinë e Parë do të jetë përballja mes Elbasanit dhe Lushnjes, që do të luhet në orën 17:00. Skuadra e Nevil Dedes pas barazimit nuk i tolerohen më hapa fals dhe ndaj lushnjarëve hyjnë në fushë vetëm për pikët e plota. Megjithatë lushnjarët ndodhen në vendin e 7-të dhe kërkojnë 3 pikët për të kapur një vend në “Play-Off”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img