Wednesday, May 8, 2024

(Intervista) Tekniku Brdariç i kënaqur me skuadrën, beson se kthesa e Vllaznisë filloi me kualifikimin në Kupë

Lexo

Edhe pse konsiderohej e lehtë në letër, Vllaznia kaloi me jo pak vëshirësi ballafaqimin me një skuadër të kategorisë së parë, siç ishte Korabi i Peshkopisë. E megjithatë, trajneri kuqeblu, Thomas Brdariç ka mbetur i kënaqur me atë çfarë dha skuadra e tij në këtë ndeshje, dhe se beson se me këtë fitore fillon edhe kthesa e Vllaznisë për marrjen e rezultateve pozitive në vazhdimësi. Opinionet e tij, Brdariç i dha gjatë konferencës për shtyp të dhënë menjëherë pas ndeshjes, Vllaznia-Korabi të luajtur sot pasdite në stadiumin “Loro Boriçi”.

Tomas Brdariç(Tajner i Vllaznisë)

“Një fitore minimale dhe e vështire, pashë shumë elementë pozitive të skuadrës në këtë fitore, që mund të jetë si pikënisje për skuadrën në të ardhmen. Tentuam që të finalizonim me vertikalizime dhe të shënonim golin e dytë. E patë në fund, që kur rezultati është i ngushtë, mund të ndodhë të pësosh gol. Nuk kam patur dyshime për sa i përket formacionit, doja t’i jepja një impuls formacionit. Ata që janë në stol duhet të presin shansin e tyre, ishte formacioni më i mirë që unë kisha menduar.

Unë kam një drejtor sportiv, kam një staf timin, kjo është mënyra e lojës që kemi zgjedhur dhe këtë aplikojmë. Duam të imponojmë lojën tonë kundërshtarit dhe të dalim përpara duke qarkulluar topin. Kemi pasur mungesë vetëbesimi në ndeshjet e fundit. Duhet të kemi sa më shumë vetëbesim dhe të jemi sa më shumë efektivë para portës. Në lidhje me festimet pas ndeshjes, ka ndeshje ku nuk është e thjeshtë të fitosh. Jemi munduar të jemi gjithmonë me këmbë në tokë. Ka raste kur festojmë shumë, ka raste kur festojmë pak më pak, duhet të jemi të kujdesshëm edhe në pjesën e festimit”, theksoi njëshi i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç pas ndeshjes në konferencën për shtyp dhënë menjëherë pas ndeshjes, Vllaznia-Korabi që përfundoi me rezultatin 1 me 0 në favor të kuqebluve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img