Saturday, October 12, 2024

Goli i Arsid Krujës kualifikon Vllazninë në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Vllaznia-Korabi 1:0 (Shënues: Kruja 16’)

E mërkurë, 17 mars 2021, ora 16.00, stadiumi “Loro Boriçi” i qytetit Shkodër

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevksi, Krymi, Marku, Kruja (77′ Nija Vexhi), Imeri (77′ Jonuzi), Cise (88′ Kalaja), Dilaver (68′ Hoxhaj).

Trajner Tomas Brdariç

KORABI: Mehidri, Kurti (82′ Dalia), Dida, Paplekaj, Muça, Joti (88′ Murrja), Mziu, Çutra, Topalli (55′ Ismailaj), Marku, Skuka. Trajner: Agim Canaj

Gjyqtarë: Blerim Ziri(Fushë Krujë), Endrit Veseli(Fushë Krujë), Erind Burgu(Fushë Krujë), i katërt Florjan Lata(Durrës)

Delegat: Alban Tafaj(Tiranë)-Vëzhgues: Besnik Kaimi(Tiranë)

Komenti

Ka mjaftuar goli i Arsid Krujës i shënuar në minutën e 16-të të ndeshjes që Vllaznia të mundë Korabin e Peshkopisë dhe të kualifikohet në gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ka folur për Vllazninë, e cila përgjithësisht e ka dominuar takimin. Përpos golit të Krujës, skuadra shkodrane ka regjistruar edhe raste të tjera shënimi, por pa mundur të gjejnë golin e qetësisë, siç thuhet rëndom në të tilla raste.

Një kualifikim ky i merituar për skuadrën kuqeblu të drejtuar nga trajneri Tomas Brdariç, por për hirë të së vërtetës duhet pranuar se skuadra dibrane e drejtuar nga trajneri Agim Canaj pati momente që e vuri jo pak në vështirësi Vllazninë. Përpos rastit të pjesës së parë me golin anuluar nga arbitri Ziri, minutat e fundit të pjesës së dytë dhe të krejt ndeshjes paraqiten një Korab simpatik, i cili me veprimet e talentit Xhuliano Skuka iu ofrua së tepërmi golit të barazimit.

Në veçanti, flagrante ishte minuta e 90-të, kur pas një gabimi të prapavijës shkodrane, Skuka depërtoi me shpejtësi brenda zonës së Vllaznisë duke u shfaqur i vetëm përballë portjerit Zogoviç që për momentin bllokon gjuajtjen e dibranit, Skuka këmbëngul dhe rigjuan sërishmi në drejtim të portës kuqeblu, aty ku mbrojtësi Adili bën heroi duke e larguar topin nga vija fatale. Shpëton për mrekulli porta e Vllaznisë, sepse, nëse ndeshja do të shkonte në shtesë, situata edhe mund të ndërlikohej për vendasit.

Gjithsesi, me fitoren 1 me 0, Vllaznia është me meritë në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë me oreks për të shkuar edhe më tej drejt fitores së trofeut, ndërkohë që përqëndrimin tashmë e ka tek kampionati, pasi në fundjavë ka një ndeshje të vështirë në transfertë me Kastriotin e Krujës.

Ndërkohë, nga ana e saj, edhe pse u eleminua, skuadra dibrane largohet me një përformancë pozitive nga Shkodra, gjë që pritet t’i shërbejë pozitivisht për ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të kategorisë së parë ku është njëra nga pretendentet kryesore të Grupit A për t’u kualifikuar në Superiore.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img