Friday, April 26, 2024

(Intervista) Trajnerët Colella dhe Shehi flasin pas ndeshjes Partizani 2-0 Tirana

Lexo

Giovani Colella ka folur pas fitores 2-0 në derbi kundër Tiranës për Oversport:

“Me pasaportë jam italian. Nuk më pëlqen të bëj italianin në futboll, por mund ta bëj. Ka momente që mentaliteti i lojtarëve bën diferencën në fushë.

Ndryshimi i situatës? Mendoj që nuk ka qenë vetëm kjo java e vështirë për Partizanin. Mendoj se të gjithë javët janë të vështira, si para derbit si pas derbit.

Motivimi pas humbjes në Shkodër? Këtë nuk do t’ua them kurrë. Për sa i përket ndryshimit me Shkodrën, skuadra ka bërë më shumë presion. Ndaj Vllaznisë ka pasur probleme mbrojtja. Aty jam fokusuar disi më shumë.

Titulli kampion? Unë mendoj që ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje dhe jo më në vazhdimësi.

Tedi Cara? Jam shumë i kënaqur nga mënyra se si Tedi hyri në lojë dhe për golin që realizoi. Dhe mendoj që nuk dua të flas më për lojtarë që luajnë apo nuk aktivizohen. Është thjeshtë idiotësi. Me këtë treguam se skuadra është e bashkuar. Nuk ka lojtarë të stolit apo të fushës. Nëse një lojtar është i nevrikosur kur nuk luajnë, mendoj që tani po, jemi një skuadër.

Luhatjet? Nuk jam unë ai që luaj në fushë. Janë futbollistët. Sot edhe mund të isha në shtëpi. Presim të gjithë së bashku ndeshjen e radhës për të festuar”, tha ai.

Në prononcimin për Oversport, trajneri i Tiranës deklaroi:

“Derbi dihet që ka situata të tillë. Lojë efektive kishte shumë pak. Kur merrje frerët e lojës në dorë, ajo ndërpritej. Kjo është një situatë që ndodh shpesh. Kemi marrë një gol të evitueshëm. Futbolli është lojë gabimesh. Partizani na rrezikoi. Goli i dytë ishte aksidental. Mund t’i ndodhë të gjithëve. Bëmë shumë pak. Ndryshuam dhe skemën. Mendoj që në derbi nuk ka shumë episode.

Skema? Ne kemi luajtur dhe herë tjetër me këtë modul. Sigurisht që mungesa e Kristalit na penalizon. Unë mendoj që donim të ishim me 3 dhe jo me 4 pas. Donim të nxirrnim Regin afër Patrickut. Po të shohësh golin e parë, kemi qenë me 3 qendra dhe kemi marrë golin nga ajri.

Ndërtimi i lojës? Duke mos pasur dy sulmues të mirëfilltë, s’mund ta ndërtojmë lojën nga ajri. Janë disa episode që duhet t’i kishim zgjidhur më mirë. Gjithmonë duam të jemi në kontakt me topin. Herë pas here bëhet e vështirë për një qendërmbrojtës që të ketë pasimin.

Goli i parë? Kërkonim që qendrën ta kishim më solide edhe për shkak se Partizani luan me dy sulmues të deklaruar. Kundërshtari na fitonte topin e dytë dhe ishte gjithmonë rrezik. Mendoj se mund ta kishim zgjidhur më mirë. Partizani na ndëshkoi 1-0 dhe dihet si shkon situata kur merr gol. Na ndëshkoi me një diagonale të gjatë dhe një krosim të mirë. Pastaj provuam të ndryshojmë. E bëmë dhe me 4 pas. Ishim në disa momente mirë. Duhet të ishim më agresivë. Sot Partizani, nuk e mbaj mend sa herë erdhi në portë, por i shfrytëzoi dhe doli fitimtar”, përfundoi ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img