Friday, March 29, 2024

(Intervista) Trajnerët kundërshtarë, Dritan Mehmeti dhe Rodolfo Vanoli, flasin pas ndeshjes, Partizani-Dinamo 3-1

Lexo

Dritan Mehmeti(Trajner i Partizanit)

Ishin dy momente kyç. Pak para se të merrte dy kartonë Masanga, Skuka kishte një mundësi për ta menaxhuar më mirë. Masanga është një lojtar shumë i mirë. S’jam marrë kurrë me arbitrat, por të marrësh një lojtar të verdhë në minutën e 5’ dhe na hoqi një lojtarë shumë të mirë si Masanga. Duhet të kuptojmë që Zhunior ka qenë gjithmonë prezent. Është shumë i rëndësishëm për ne. Më vjen mirë për Carën, që duhet ta kuptojë se duhet të luaj kështu në çdo ndeshje. Nëse e interpreton si sot, Cara do të bëjë shumë mirë. Ka arritur këtu falë punës së tij. Jam shumë krenar, sidomos edhe për lojtarët se kemi rikuperuar goxha dhe kemi kthyer me lojtarët ekipin në luftë për Europën. U eliminuam në Kupë në shtesë. Është meritë e lojtarëve dhe stafit. Por nuk kemi mbaruar ende. Sa u përket zërave, nuk e kam problem fare se unë e respektoj punën time, klubin e lojtarët dhe shpresoj që kushdo të vijë pas meje, të bëhet më e mira për Partizanin. Por vetëm një gjë dua të them, ndoshta nga eksperienca dhe ato që kanë dhënë trajnerët e huaj, diferencën e bëjnë vetëm rrogat. Duhet të kemi më shumë besim te trajnerët shqiptarë. Por kur të vijnë të huajt, duhet të bëjnë diferencën.  Duhet të kemi parasysh, që profesioni i trajnerit është profesioni i dytë me presionin më të madh. Gjithë meritën ja vendos çunave dhe stafit. Të gjithë jemi pjesë e kësaj. Do të më vinte më mirë nëse arrijmë objektivin. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin dhe ai meriton më tepër se kjo situatë. Ka bërë gjithçka për këtë klub. E rëndësishme është të arrijmë objektivin, sepse profesioni i trajnerit është me valixhe në dorë.”

Rodolfo Vanoli(Trajner i Dinamos)

 

Për të fituar ndeshjet duhet të kesh cilësi. Ne jemi gjithmonë në lojë me të gjithë, por na mungon diçka sigurisht. Arrijmë deri te 70 metrat dhe pastaj kthehet topi mbrapa. Kështu është e vështirë të luash futboll. Do të mundohemi të bëjmë maksimumin gjithmonë, por qartësisht që kemi limitet tona. Jam shumë i qetë, edhe sepse kemi një projekt afatgjatë. Kur kemi mbërritur, i dinim vështirësitë, e dinim që duhej ribërë gjithçka nga e para. Në botën e futbollit janë gjëra normale, e rëndësishme është të kesh ndërgjegjen e pastër dhe nuk erdhën pikët, por është bërë puna. Edhe Juventusi shkoi në Serinë B dhe u rinis. Nëse ka një ndërtim, dikush nuk ndalet te katastrofat që ndodhin nga gabimet e paraardhësve. Ne i kemi idetë shumë të qarta. Unë kam ardhur këtu për të rindërtuar gjithçka, dhe për të rindërtuar duhet kohë, duhet dashuri dhe duhen lojtarët cilësorë. Nuk ka rëndësi Kategoria e Parë apo Superiorja, është mentaliteti që klubi do të sjellë te ky ekipi. Unë dhe presidenti do të bëjmë maksimumin për të rikompaktuar gjithçka. Nëse jam këtu, është sepse mendoj se Dinamo është Milani apo Juventusi i Shqipërisë. Nëse do të kisha kuptuar që ekipi nuk më ndjek, nuk do të kisha nevojë për presidentin që të më shkarkonte, por do të isha larguar unë. Mungon qartësisht edhe pak fati, lojtarët po japin maksimumin, për qartësisht që kemi limite. Skuadrën nuk e bëra unë, e gjeta. Kam respekt të madh për të gjithë lojtarët dhe ajo që mendoj do ta them në fund të sezonit. Kjo nuk duhet të jetë kritikë ndaj atyre që bënë skuadrën, por është një fakt objektiv”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img