Saturday, April 20, 2024

Volejboll Femra-Vllaznia mundet në shtëpi nga Fer Volej(Kosovë) 0-3. Liga “Gjergj Kastrioti.

Lexo

Vllaznia-Fer Volej(Kosovë) 0-3

(19-25, 22-25, 15-25)

E shtunë, 14 janar 2023, ora 16:00, pallati i sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Vllaznia: Klodeta Zhivani, Paola Gjyshja, Klea Miloti, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi, Sarah Beci, Liridona Kodra, Sara Malaj, Daniale Kodra. Trajner Dorjan Tafa

Fer Volej(Kosove): Nazmie Ibrahimi, Alda Haliti, Aneta Beqiri, Valmira Ramadani, Aurora Berisha, Rinesa Hasani, Olta Ahmeti, Gresa Raqi, Markenzie Benoit, Dhutare Sylejmani, Taylor Collombin, Drenusha Krasniqi, Laura Zeneli. Trajner Arlind Ibrahimi, Drilon Ajvazim, Zyftar Azemi

Gjyqtar: Ardit Nurja, Enea Dusha

Viti 2023 për sportin e volejbollit ka nisur me ndeshjet e Ligës “Gjergj Kastrioti”. Dy ekipet e Vllaznisë, femra dhe meshkuj kanë pritur mbrëmjen e së shtunës së 14 janarit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ekipet homologe të Fer Volej nga Ferizaj i Kosovës.

Të parat që janë prezantuar në fushën e lojës kanë qënë volejbollistet femra, në një ndeshje ku skuadra mysafire e drejtuar nga trajneri Arlind Ibrahimi ka qënë dominuese e krejt takimit, të cilin e ka fituar me rezultatin 0-3.

Në radhët e Vllaznisë u konstatuan shumë mungesa, duke filluar nga trajneri i parë Besnik Lisha, por edhe zv.trajneri Ferdinand Bardeli, që të dy sipas pohimit të presidentit Florian Zekaj me probleme shëndetësore, ndërkohë që edhe skuadra ishte me kontigjent të limituar. Tek Vllaznia, binte në sy edhe mungesa e Mandisa Kuçit, e cila megjithëse është rikthyer zyrtarisht përsëri në gjirin e skuadrës kuqeblu, nuk ishte e pranishme, mosprania e së cilës u argumentua për arsye shëndetësore.

Vetëm 9 volejbollistë kuqeblu figuronin  në listën e protokollit të Vllaznisë që kishte për trajner, zv.trajnerin Dorian Tafa, ndërkohë që në krahun tjetër skuadra mysafire e ardhur nga Kosova, kishte plot 13 volejbolliste në protokollin e saj.

19-25 në favor të Fer Volej ka përfunduar seti i parë i ndeshjes. Në të dytin, ka një përpjekje të admirueshme nga ana e skuadrës kuqeblu, e cila me largimin në fundin e vitit 2022 të tre volejbollisteve të huaja, ruses dhe dy bjelloruses, në këtë  ndeshje ishte tërësisht “bio” shkodrane. Vajzat kuqeblu ishin fare fitores së këtij seti duke shkuar deri tek pika e 22-të, por më pas, përvoja e mikeshave nga Ferizaj, në formacionin e së cilës spikaktin edhe dy të huajat Collmbin dhe Benoit, bën të veten duke fituar edhe këtë më shifrat 22-25.

Në disavantazh të dy seteve, Vllanzia duket e dorëzuar në setin e tretë, kur në fakt duhej të ishte mobilizimi maksimal për të kthyer ndeshjes. Vetë shifrat, 15-25 në favor të Fer Volej, nuk kanë nevojë për koment. Kësisoj, me tre sete të fituar kundrejt asnjërit nga Vllaznia, ekipi kosovar nga Ferzaj, Fer Volej, fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 0-3. Fitore kjo, që e bën opitimst trajneri Ibrahimi për të ecur më tej në këtë kompeticion me synim fitimin e Ligës “Gjergj Kastrioti” në Volejboll për femra.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img