Saturday, July 27, 2024

Nga 2-0 në 2 me 3. Tirana përmbys Dinamon duke marr tre pikë shumë të rëndësishme

Lexo

Dinamo-Tirana 2-3 (Zabërgja  25′, Andoni 46’/Hoxhallari 57′, Deliu 59′, Latifi 81′(p))

Kartonë të verdhë:Andoni 7,Mehmeti(Trajneri) 63,Allmuça 63,Behiratçe 68/Latifi 29,Haxhiu 54,Përgjoni 61

Dinamo:Sali,Marku,Behiratçe,Janku,Allmuça,Loran,Andoni(Smaçi 77),Zabërgja,Denison,Vila,Kaçorri(Bamba 69) Trajner:Dritan Mehmeti

Tirana:Abdullahu,Doka,Lulaj,Hoxhallari,Përgjoni,Jonuzi(Lushkja 70),Deliu,Meta(Kaina 79),Haxhiu,Abazaj,Latifi(Mici 89) Trajner:Julian Ahmataj

Gjyqtarë:Enea Jorgji(Elbasan),Denis Rexha(Tiranë),Ridiger Çokaj(Lezhë),Florjan Lata(Durrës) Var:Kreshnik Barjamaj(Tiranë) Avar:Erind Burgu(Fushë-Krujë) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Albano Janku(Tiranë)

Tirana fiton më përmbysje 2-3 ndeshjen me Dinamon që u luajt në “Niko Dovana” të Durrësit. Skuadra bardheblu,e drejtuar nga një ish-dinamovit si Julian Ahmataj,tregoi karakterin e saj në pjesën e dytë,duke e bërë të pavlefshme epërsinë e dyfishtë bluve. Goli që zhbllokoi ndeshjen u shënua nga 22-vjeçari Zabërgja në minutën e 25-të,me Dinamon që shkoi në pushimin mes pjesëve në epërsi. Sapo nisi fraksioni i dytë,Andoni dyfishoi rezultatit,duke dhënë përshtypjen se fitorja po shkonte në drejtim të Dinamos,por situata u përmbys brenda dy minutash lojë. Në të 57-ën Hoxhallari shkurtoi diferencën në 2-1 dhe vetëm dy minuta më vonë Deliu ktheu baraspeshën në rezultat. Tirana nuk i kishte mbyllur hesapet për këtë takim kështu që në minutën e 81′ thotë fjalën e tij edhe Latifi me golin e 2-3 që i siguroi Tiranës një fitore të madhe.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img