Thursday, April 25, 2024

(Intervista) Trajnerët Mema dhe Kapllani flasin pas ndeshjes Kastrioti 2-2 Erzeni

Lexo

Kastrioti arriti të merrte 1 pikë shumë të rëndësishme ndaj Erzenit në Kamëz. 90-minutat u mbyllën me rezultatin 2-2, megjithatë krutanët mund të kënaqen edhe me një pikë duke qenë se e panë veten në disavantazhin e dy golave. Pas sfidës 2-2 trajneri Ardian Mema u shpreh për “Oversport”:

Barazimi? “Mendoj se i kishim përgatitur mirë lojtarët të bënin manovrat e duhura. Më vjen keq për golat që pësojmë, mënyrën se si i marrim ato. Në pjesën e parë patëm raste ëpr të shënuar ne gol dhe fatkeqësisht i pësuam ato.

Sa vlen kjo pikë për Kastriotin? Ndeshja më pëlqeu me ju thënë të drejtën. Loja që bënë lojtarët ishte e mirë. Por futbolli është i tillë, pasi nëse nuk arrin të shënosh e pëson. Do doja më shumë rezultatin se sa lojën, por erdhi e tillë”.

Erzeni u ndal në një barazim 2-2 me Kastriotin në Kamzë. Shijakasit realizuan dy herë në pjesën e parë teksa ndeshja u zhbllokua në minutën e pestë me anë të Dzhelil Asanit. Pas ndeshjes, trajneri Kapllani foli për Oversport:

“Erdhëm me tre mungesa të rëndësishme, janë lojtarë të rëndësishëm për skuadrën. Pjesën e parë e zgjidhëm mirë me gjallëri dhe agrisivitet. Në pjesën e dytë erdhi goli nga një goditje standartë në një mosmarrvëshje mes portierit dhe murit.

Edhe i dyti poashtu. Na kapi paniku duke dorëzuar topin shumë shpejt. Në vazhdim patëm momentet tona që mund të fitonim por mendoj se barazimi përligj gjithcka. Nuk mendoj as për vendi ne dytë apo të tretë. Mendoj për cdo pikë. Me pak kujdes mund të dilnim me tre pikë sot.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img