Sunday, September 8, 2024

(Intervista) Trajnerët Mezani dhe Bellai flasin pas ndeshjes Bylis 0-1 Laçi

Lexo

Pas një pauze prej afro një muaji, ditën e sotme është rikthyer Abissnet Superiore teksa janë luajtur dy sfidat e para të javës së 13-të.

Në sfidën mes Bylisit dhe Laçit ishin kurbinasit ata që triumfuan me rezultatin 0-1. Vendimtar për skuadrën e drejtuar nga trajneri Gentjan Mezani ishte goli i shënuar nga Adeleke në minutën e 40-të të pjesës së parë. Pas këtij suksesi, Laçi ngjitet në kuotën e 17 pikëve dhe mban vendin e gjashtë në klasifikim, ndërsa nga ana tjetër, ballshiotët janë në vend të nëntë me 12 pikë.

Trajneri Gentian Mezani e ka nisur mbarë aventurën e tij në krye të laçianëve dhe për Oversport dha intervistën e tij të parë.

Pjesë e parë shumë e mirë pastaj mbrojtje rezultati – Nuk jemi disi të kënaqur por dalim me tre pikësh. Pjesë e parë e mirë por nuk kënaqem kurrë nëse nuk shoh skuadrën duke fituar me lojë të bukur. Kundërshtari pritej të sulmonte e të bënte presion para portës. Provuam të rrezikojmë me kundërsulme.
Jam i kënaqur me skuadrën që gjeta. Duhet të punojmë më shumë. Duke qenë me këmbë në tokë arrijmë aty ku duhet dhe duhet ta harrojmë këtë ndeshje e të mendojmë për tjetrën.

Zëvëndësimet e vona – Kemi pasur probleme gjatë javës pasi disa lotjarë nuk janë stërvitur. Më duhet të konsumoja deri në fund lojtarët e duhur. Edhe për të parë gjendjen e tyre deri ku do arrinin.
Më pëlqen që të prodhojë lojë skuadra. Nuk jam i kënaqur nga loja por tre pikëshi është tre pikësh. Fusha na penalizoi pak dhe mund të luanim vetëm me topa të gjatë. U mundova ta mbaja ekipin pak më lart por rezultati në avantazh të bën që të tërhiqesh pak vetëvetiu.

Ndërkaq, ballshiotët thellojnë ecurinë negative m 7 ndeshje pa fitore. Kjo humbje e mban skuadrën e Bellait në vendin e parafundit me vetëm 12 pikë. Pas ndeshjes, trajneri Bellai foli për Oversport.

“Më vjen keq se ne kemi luajtur mirë, por nuk po gjejmë rezultatin. Gjithmonë po ndëshkohemi në momentin më të mirë. Nuk po arrijmë të shënojmë dhe gjithmonë po pësojmë. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në të dytën luajtëm me një portë ndaj Laçit.

Tani është momenti për autokritikë. Do të flas me presidentin dhe do të shohim. Nëse kërkohet të ecet larg, duhen disa përforcime në janar. Mendoj se këtyre lojtarëve u mungon besimi në aftësitë e tyre, mendojnë gjithmonë se mund të bëjnë një gabim.”- u shpreh trajneri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img