Tuesday, July 23, 2024

(Intervista) Trajnerët Nica dhe Mehmeti flasin pas ndeshjes Kukësi 0-0 Dinamo

Lexo

Në “Kukës Arena”, verilindorët e Kukësit e mbyllën në barazimin, 0 me 0, sfidën ndaj “nëndetëseve blu” të Dinamo City. Pas ndeshjes, trajneri i Kukësit Stavri Nica u shpreh për MCN TV:

“S’mund të themi që Dinamo ishte skuadër e lehtë për t’u mundur. Renditja nuk thotë asgjë, kampionati është i gjatë dhe situata sa vjne e vështgirësohet. Dinamo ka kualitet dhe po përshtatet me trajnerin e ri. E uroj pasi ka bërë zgjedhjet e duhura duke ekuilibruar Dinamon. Kjo më ka shqetësuar për këtë ndeshje. Terreni bëri punën e vetë dhe parashikohej ky rezultat.

Pjesa e parë kishte grintë dhe shanse. Ndërrimet që bëra rezultuan negative me Rashitin dhe Carlos Rivas. Presim shumë nga ta në kualitet, por na zhgënjyen dhe skuadra ra.

Gjendja fizike? Shqetësuese, Kukësi nuk e ka luksin kur lojtarët mungojnë. Kalendari është i ngjeshur. Kryesorja është që lojtarët e stolit duhet të tregojnë karakter për të kapur formacionin. Kur ata ulin shpirtin e garës, kjo është për t’u parë.

Kur s’ke mundësi, futëm një djalë të ri në pozicionin e Salam dhe na e uli ritmin nga krahu. Një mundësi që pati për të shërbyer golin nuk e bëri. Lojtarët e ri kanë mungesa në zgjidhjen e situatave dhe do të vuash.

Ne pretendojmë fitore në fushën tonë, por ngelet për t’u zgjidhur problemet brenda ekipit ppër çështje karakteri e shpirt gare. Kjo skuadër duhet të plotësohet. Stoli nuk sakrifikon dhe kjo është pikëpyetje e madhe.”

Nga ana tjetër, trajneri i bluve Dritan Mehmeti, u shpreh për MCN TV:

“Shumë e rëndësishme ishte të mos humbisnim. E përgatita skuadrën për fitore, por kishim shumë mungesa. Nuk pësuam gola dhe kjo është e rëndësishme. Jam i kënaqur për këto 3 ndeshjet, më shumë për lojën pasi skuadra po më ndjek. Në pjesën e dytë ishim shumë më dominues. Në zonë duhet të jemi më të qetë.

Vetëm 2 ndërrime? Shkalla e vështirësisë është e madhe në aspektin fizik. Ishte e vështirë të rifreskoja skuadrën. Mungesat por edhe ndoshta njohuria e pakët e grupit, nuk doja të bëja ndërhyrje më tepër pasi ishim në ritmin e duhur. Po e kërkonim golin ashtu si duhej. Skuadra ishte në ekuilibër dhe mendova që ndërhyrje të tjera do të ishin të tepërta. Denisson pati shumë raste, duhet të tregohej më i saktë.

Kundërshtari ndryshoi dhe kërkoja cilësi në zotërim topi prandaj futa Andonin. E arrita qëllimin. Ai u fut mirë në lojë dhe bëri detyrat, është i rëndësishëm për ne. Penalizohet nga pjesa fizike pasi ka patur shumë dëmtime. Nuk doja t’i jepja pikë referimi kundërshtarit duke larguar Kaçorrin.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img