Tirana nuk merr më shumë se 1 pikë në përballjen me Bylisin

Lexo

Sonte, ora 20:45, Poloni-Shqipëri. Trajneri Silvinjo dhe Cikalleshi në konference shtypi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dolën pasditen e kësaj të diele në konferencën zyrtare për...

(Video)Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Varshavë dhe zhvillon seancën e fundit në stadiumin “PGE Naradoëy”- Euro 2024, të hënën, ora 20:45, Poloni-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet...

(Video)Gjimnastikë- Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia”, kampion i Turneut “Flakadani i Karadakut” në Kosovë

Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia” i mbështetur nga presidenti Leonard Lulaj vazhdon të jetë i sukseshëm, jo vetëm në garat...

BYLIS 1-1 TIRANA (65′ Eskuerdinja / 90′ (ag) Damçevski)

Bylisi dhe Tirana kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në “Adush Muçaj”. Kjo pikë nuk mund të kënaq bardheblutë duke parë luftën për titullin kampion dhe kalendarin e ngjeshur. Bylisi dominoi pjesën më të madhe të lojës ndaj bardhebluve, sidomos në pjesën e parë.

Në fillim e së dytës, Tirana mori lojën në kontroll. Por goli i Bylisit erdhi në momentin më të mirë të Tiranës. Eskerdinja realizoi një predhë nga distanca në minutën e 65′. Kryeqytetasit e shtuan ndjeshëm presionin në minutat e fundit të takimit. Barazimi erdhi në minutën e 90 ku Hasani u gjend para portës kundërshtare dhe Damcevski ishte i pafat, ku devijimi i tij bëri që rezultati të barazohej në 1-1. Edhe pse minutat shtesë ishin mjaft emocionuese, në fund të ekipet ndanë nga 1 pikë

Pas kësaj ndeshje, bardheblutë mbeten në vendin e parë me 44 pikë, ndërsa Bylis në vendin e parafundit me 28 pikë.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -