Friday, March 29, 2024

(Intervista) Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, flet për Vllazninë, jetën e tij në Shkodër, raportin me djalin e tij, Tim në skuadër, tifozërinë, objektivat e kuqebluve dhe të ardhmen e tij

Lexo

Çfarë ju bën përshtypje në Shqipëri për të cilën ju duhet punë për t’u mësuar?

Kushtet e stërvitjes për të cilat ka mangësi. Është e vështirë, pasi nuk kemi vende profesionale këtu si në ligat kryesore në Europë. Gjysmat mungojnë. Disa stadiume, si yni dhe ai i Tiranës janë të krahasueshme me ata në Bundesligë. Por ,ka edhe disa që të bëjnë të ndihesh sikur je në një botë tjetër, një fushë sportive me një tribunë të vogël. Ka vetëm gjërat e domosdoshme, dhoma zhveshjeje dhe kabina. Por, unë them me vete: Ndonjëherë duhet të marrësh shtigje të pakëndshme për të ecur përpara. Puna ime këtu është një sfidë, duke u marrë me kushte të vështira. Kjo më forcon. Entuziazmi dhe dëshira më bëjnë të reis rendimentin dhe vullnetin tim në maksimum. Jam i lumtur që isha në gjendje të gjeja lojtarët e mi dhe të shtoj vullnetin, shpirtin luftarak brenda tyre. Secili prej nesh është te Vllaznia si në një trampolinë për të arritur sa më lart dhe për të shkuar në liga më të mëdha.

Është objektiv titulli kampion dhe a është Vllaznia e gatshme për t’ia dalë?

Për këtë duhen njerëz rreth e rrotull që besojnë te ty. Për mua kjo aktualisht është e një rëndësie të dytë, pasi nuk ka rëndësi se cilin ekip kam dhe në cilin shtet jam. Për nga tifozllëku, këtu unë e ndiej veten si në Gjermani. Për tifozët mund të them se futbolli gjerman është shumë i adhuruar. Shkodra është shteti (landi) i 17- të gjerman (qesh..). Njerëzit janë të c?mendur për Gjermaninë, për ekipin kombëtar. Tomas Myller dhe Manuel Nojer janë heronj këtu.

Kush ju frymëzon si trajner?

Unë kam zhvilluar stilin tim, por jam gjithmonë i hapur për përmirësim. Si profesionist i Bundesligës, kisha mësues të shquar si Ralf Rangnik në Hanover dhe Kristof Daum në Leverkusen. Tani jam duke studiuar lojërat e Jurgen Klop te Liverpul dhe të Pep Guardiolës te Siti. Ato më frymëzojnë. Unë gjithashtu do të doja t’i shikoja gjatë stërvitjeve. Lojtarët mund të arrijnë performancën e tyre maksimale vetëm nëse kanë një marrëdhënie të përsosur me trajnerin.

Duket se ju keni marrëdhënie të shkëlqyer me djalin tuaj Tim (20). Tani që e keni në ekip te Vllaznia, a mund të vështirësohet marrëdhënia babë-bir?

Aspak! I drejtohem atij si çdo lojtari tjetër. Në stërvitje e injoroj plotësisht faktin se ai është djali im. Për ne, Tim është një lojtar i perspektivës, të cilin ende duhet ta prezantojmë në futbollin profesionist. Mundohem të jem një mbështetje për të në mënyrë që ai të arrijë qëllimet e tij.

Jetoni bashkë?

Po, ne kemi një apartament të përbashkët në mes të qytetit. Jemi mësuar të hedhim hapat e radhës së bashku sa herë që kemi qenë jashtë vendit. Në mbrëmje ne ulemi në shtëpi dhe shikojmë futboll ndërkombëtar dhe natyrisht ndeshjet e Bundesligës. Ose ne shijojmë natyrën e mrekullueshme këtu në Shkodër. Më pëlqen të ulem në restorante në liqenin e Shkodrës dhe ha peshk të freskët atje. Kam mësuar të jetoj me kujdes, një mësim që kam marrë nga karriera ime si profesionist.

Në çfarë mënyre?

Si lojtar nuk e ke të qartë se në ç’pozicion qëndron. Vetëm pas karrierës sime e kuptova se çfarë privilegjesh kemi në futbollin profesionist. Prandaj, më vjen keq që hendeku midis klubeve amatore, të cilat kanë shumë pak mjete financiare në dispozicion dhe klubeve të mëdha profesionale, të cilat mbledhin shuma të mëdha parash nga e drejta TV etj., po zgjerohet. Prandaj, shumë tifozë nuk mund të identifikohen më me yjet milionerë.

Admir Uruçi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img