Thursday, March 28, 2024

Finale durrsake, Teuta mund Goga Basket 90-84 dhe fikton Kupën e Shqipërisë

Lexo

Pas Partizanit në basketboll për femra që mundi në finale Flamurtarin dhe u shpall fitues i Kupës së Shqipërisë, është Teuta që e meriton një trofe të tillë për meshkuj. Ka qenë një finale e tëra durrsake, Teuta-Goga Basket, përballja mes të cilëve u luajt mbrëmjen e së enjtes në Arenën Sportive “Dhimitraq Goga” në Durrës, aty ku sipas marrëveshjes së Federatës Shqiptare të Basketbollit me ekipet pjesëmarrëse u luajtën edhe gjitha ndeshjet e tjera kualifikuese, për femra dhe meshkuj.

Referuar kronikës së lojës, Teuta e ka nisur më mire lojën, duke e fituar 10-minutëshin e parë 23-11. Ndonëse Goga Basket është kundërpërgjigjur, duke e fituar 10-minutëshin e dytë 23-16, është Teuta që shkon në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar 39-34. 10-minutëshi i 3-të është mbyllur në barazim 24-24, por Teuta e mbron epërsinë, duke e fituar 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit 27-26 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 90-84 dhe bashkë me të edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

Ashtu si edhe për finalen e femrave, në ceremoninë përmbyllëse të aktivitetit ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të FSHB, presidenti Avni Morina dhe sekretari Korab Llazani, të cilët i dorëzuan ekipit të Teutës, trofeun e Kupës së Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img