Friday, October 11, 2024

(Intervista) Zv. trajneri Kuli dhe trajneri Tetova flasin pas ndeshjes Kastrioti 1-0 Egnatia

Lexo

Kastrioti mori një fitore të rëndësishme në “Elbasan Arena” ndaj Egnatias me rezultatin 1-0, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për mbijetesë. Zv. trajneri Bekim Kuli u shpreh për Oversport:

Fitorja? Ishte e rëndësishme për të fituar duke parë klasifikimin. Kur Malota doli me të kuqe u bë më e lehtë. E arritëm qëllimin falë Zotit. Dihen kualitetet e Egnatias. Sot ekipi ynë ishte në gjende të mirë dhe hera e parë që luajtëm me 3 mbrojtësa. Ishim efikas në atë që punuam gjatë gjithë javës

Mbijetesa? Është shumë e vështirë por po bëjmë maksimumin për të respektuar kampionatin. Kemi bërë maksimumin edhe pse jo në fushën tonë dhe kjo na ka kushtëzuar. Aty jemi gjithë kohën dhe jemi të kënaqur. Kjo shihet edhe në ndeshje”, tha Kuli për “Oversport”.

Egnatia u mposht nga Kastrioti 1-0. Edlir Tetova foli pas humbjes:

Humbja dhe kartoni i kuq? Ekipi nuk ishte në një ditë të mirë sot. Dolëm me të kuq në minutën e 30-të. Nuk kishim freskinë e duhur, por kjo është normale pasi ndeshjet janë të ngjeshura. Shpresojmë të kthehemi te fitorja në ndeshjen e radhës.

Vetëkënaqësi? Kemi dhe 3 ndeshje për të luajtur. Duam Europën nga kampionati, pasi Kupa është gjëja e fundit. Kupa është një finale, por ne do të bëjmë maksimumin në ndeshjen e radhës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img