Friday, April 26, 2024

Martini: “E filluam dobët. Jemi brenda objektivit, janë edhe 3 ndeshje”

Lexo

Teuta është mposhtur nga Vllaznia me rezulatin 1-0 në “Loro Boriçi” në ndeshjen e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Trajneri i Teutës, Edi Martini deklaroi për Oversport:

“E filluam pjesën e parë pak poshtë. Nuk ishim agresivë sa duhet. Bëmë një gabim te goli. Te rasti i golit ishte gabim i një pas njëshëm i yni. Në pjesën e dytë e rritëm lojën goxha. Më vjen keq që nuk shënuam gol.

Europa dhe penalltia? Janë edhe 3 ndeshje. Një rezultat pozitiv sot do të na çonte shumë afër Europës. Është rrezikuar me fitoret e Ballshit. Janë afruar pranë nesh. Jemi brenda objektivit dhe janë 3 ndeshje. Është një luftë për të dy frontet”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img