Saturday, May 4, 2024

(Intervista) Gjuka: “Kjo humbje nuk ka arsyetim”! E zhgënjen skuadra, trajneri i Vllaznisë i kërkon falje tifozëve dhe ndëshkimin e lojtarëve

Lexo

Vllaznia në basketboll për meshkuj, pretendente për titull kampion, ka humbur ndaj Dinamos modeste, dhe për këtë trajneri Fabian Gjuka shfaqet tejet i zhgënjyer nga skuadra. Sipas tij, ndeshja që po luhej mbrëmjen e së dieles në kryeqytet ishte nën diktatin tërësisht të Vllaznisë, e cila që nga minuta e parë dhe deri në mbyllje të së tretës ka udhëhequr në rezultat. Por, ajo që e mërzitur dhe çuditur pejanin që ka marrë drejtimin e stolit të Vllaznisë është perioda e katërt, gjatë së cilës ka parë skuadrën e tij të shpërfytyrohet duke e humbur të gjithë takimin.

Shqetësimin e tij për këtë situatë, që shpreson të zgjidhet dhe të përmirësohet sa më shpejt, trajneri Fabian Gjuka, e përcjellë në intervisten e dhënë për RTSH Shkodra.

Profesor Gjuka, keni lënë pas një ndeshje të humbur me Dinamon, që duket se ju ka mërzitur shumë…

“ Në fillim, unë dua t’i kërkoj falje tifozërisë shkodrane, kryesisë së skuadrës, në emrin tim dhe të skuadrës. Kjo humbje nuk ka arsyetim, dhe do të merren masa për këtë humbje, për këtë jam i bindur.

Çfar nuk shkoi në Tiranë përballë Dinamos?

Faktikisht asgjë. Për mendimin tim e neglizhuan gjatë pjesës së dytë skuadrën e Dinamos. Çfar ndodhi në fushën e lojës, unë si trajner i ekipit, nuk kam spjegim për atë situatë.

Mendoni se kjo humbje ndikon në vazhdimësinë e skuadrës në lidhje me objektivat që i keni vënë vetes?

Kjo humbje ndikon shumë, së pari psikologjikisht. Pastaj, edhe në renditjen e tabelës së klasifikimit. Mund të them, edhe pse kampionati është i gjatë, është edhe një pjesë e tij, mendoj se nëse nuk i shtrëngojmë forcat tona, atëherë i gjithë kampionati do të shkojë huq. Mirëpo, kjo humje duhet të shikohet thellë. Pse arritem tek kjo humbje mbas atyre lojrave të mira që zhvilluam, se çfarë ndodhi është për një analizë të thellë, një analizë vetëm brenda klubit.

Kur mendoni se do të zhvillohet kjo analizë?

Sonte kemi një mbledhje, dhe aty do të vendosim disa gjëra,që mund të them rigoroze. Do të merren masa rigoroze patjetër, sepse nuk është e lejueshme, sepse kjo nuk ka se si të shpjegohet ndryshe.

Profesor, besoni në rikthimin e normalitetit?

Sigurisht, sigurisht, skuadra ka potencial, dikush e ka neglizhu këtë ndeshje dhe arritem deri këtu ke jemi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img