Emocionet e pragndeshjes së Europa Conference League, Vllaznia-AEL Limassol janë të pranishme edhe tek ish fubollistët shkodranë. Njëri prej tyre është edhe ish kapiteni kuqeblu, Vioresin Sinani, sulmuesi që me uniformën e Vllaznisë konsiston golashënuesi më i mirë i Vllaznisë në vite. Sinani, së bashku me kolegët e tij kuqeblu ishte i pranishëm në tribunën VIP të “Loro Boriçit” në ndeshjen e dytë kualifikuese të turit të parë ndaj boshnjakëve. Ndërsa beson se rezultati 1 me 0 për Limassol i ndeshjes së parë është plotësisht i mundshëm për t’u përmbysur nga ana e Vllaznisë për të përjetuar të tjera emocione me skuadrën e tij të zemrës.
“Vllaznia e këtij sezoni, të them të drejtën ka emocionuar gjithë qytetin dhe gjithë Shqipërinë. Ka zhvilluar lojra shumë të bukura në kampionatin shqiptar, ndërkohë që arriti të kalojë në Turin e Parë edhe kipin boshnjak Siroki Brijeg duke na dhuruar shumë emocion. Duke kaluar turet, shkalla e vështirësisë rritet, megjithatë duke parë ndeshjen e parë në Qipro, mendoj se ka mundësi ta përmbysë rezultatin. Nuk është e lehtë, pasi të gjith ekipet kundërshtare janë ekipe të konsiduara, por jam i bindur se me enuziasmin e tifozëve në “Loro Boriçi” kam shumë besim se do ta kalojë edhe këtë tur. Rezultati 1 me 0 nuk është i pakthyeshëm, dhe jam i bindur se me entuziasmin që ka Vllaznia në fushën e lojës dhe entuzasmin e tifozëve në shkallët e stadiumit do të kualifikohet në turin tjetër”, thotë Sinani në prononcimin e tij.
Formamacionit kuqeblu i mungon sulmuesi titullar Gjorgjeviç për arsye kartonash, pikërisht në atë vend që ai ka luajtur për vite me radhë me uniformën kuqeblu duke tundur rrjetar kundërashtare. Por Sinani beson stafi do ta zëvendësojë me lojtar të tjerë cilësor nga stoli.
“Të gjithë lojtarët që janë baza e ekipit, 13-14 lojtarë së bashku me ato të stolit, kur mungojnë krijojnë problem, por jam i bindur se çdo futbollist që do ta zëvendësojë do të bëjë më të mirë. Vllaznia nuk shquhet për lojë individuale, por funksiunon si një grup, me lojtarë që sakrifikojnë shumë për njëri-tjetrin. Kështu që, çdo mungesë titullari do të zëvendësohet me cilësinë e duhur për të arritur objektivin e duhur të kualifikimit.”, vijon Sinani.
Në lojë janë tre rezultatet, por për Sinanin, kualifikimi do të arrihet në kohë të rregullt, shtesë apo edhe penallti.
“Me kohë të rregullt do të ishte shumë më mirë, por e rëndësishme është që të arrihet në çfar do mënyre. Është diçka e bukur arritja e kualifikimit dhe të kalosh turin e dytë është diçka pozitive për skuadrën, sepse nuk arrihet shpesh në skuadrat shqiptare.”, shprehet Sinani.
Për Sinanin, këto ndeshje europiane po e kolaudojnë edhe më mirë skuadrën për sezonin e ri futbollisti shqiptar për të pasur sërish një Vllazni potente në fushën e lojës.
“Të them të drejtën Vllaznia ka lënë pas një sezon të shkëlqyer dhe besoj shumë se do të jetë po aq e mirë dhe e fortë në fushën e lojës duke qënë ndër ekipet kryesore për të synuar titullin kampion, pasi ka një ekip shumë të mirë. Se sa do të arrihet do ta shohim.”, thotë Sinani.
Në mbyllje, Vioresin Sinani flet edhe për vete. Prej më shumë se një viti, ai i ka munguar Shkodrës pasi ka jetuar jashtë vendit me familjen e tij, por tashmë me këtë rikthim deklaron se do të riangazhohet me futbollin. Tek Vllaznia, apo diku tjetër, këtë do ta shohim në vazhdimësi.
“Unë gjithmonë kam qënë pranë sportit, pranë sportit do të jem prapë. Plane nuk kam psë dëshirë të bëj asnjëherë. Por, do të shohim gradualisht, gjithmonë kam qënë pranë sportit dhe përsëri aty do të jem. Nuk e di se pjesë e kujt do të jem, por pjesë e sportit do të jem gjithmonë.”, përfundon prononcimin e tij Vioresin Sinani, ish futbollisti kuqeblu, golashënuesi më i mirë në vite i Vllaznisë.