Thursday, April 25, 2024

Lojërat Olimpike, “Tokio 2020”-Sot dita e Briken Caljes, Shqipëria gati për medaljen olimpike në peshëngritje

Lexo

Peshëngritësi kuqezi Briken Calja do të garojë sot në mesditë në Lojërat Olimpike, “Tokio 2020”.

Calja do të ngjitet në skenën e Lojërave Olimpike, ku do të garojë në peshën 73 kilogram në peshëngritje. Nga 9 kuqezinjtë pjesëmarrës në këtë eveniment, Calja që në fillim është shfaqur si i vetmi që mund të pretendojë medalje. Në një postim të publikuar në Facebook, peshëngritësi kuqezi ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve dhe premton maksimumin.

“Erdhi dita që kam shumë vite që e pres! So në orën 12:45 ju ftoj të gjithëve të më ndiqni në Olimpiadën e Tokio 2020 ku do të garoj në peshën deri në 73 kg. Jam jashtëzakonisht i qartë dhe i palëkundur në mendje se çfarë kërkoj nga kjo sfidë. Ndjej se pas vetes sime kam miliona zemra kuq e zi që më përkrahin dhe kjo do të jetë forca ime më e madhe dhe për të nderuar vlerat e Shqipërisë në botë jam gati të derdh gjak dhe djersë. Kam marrë qindra mesazhe nga shqiptarë anë mbanë botës këto ditë dhe akoma më shumë më shtohet besimi dhe forca drejt një suksesi në këtë garë. Shihemi sot ora 12.45 dhe me besimin në Zot me vete shpresojmë që të kapim një rezultat historik!”, shkruan kampioni shqiptar Briken Calja në rrjetin social, FB.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img