Monday, April 29, 2024

Ish futbollistja turke, Ilknur Aktash zv-trajnere e Shkumbinit të Peqinit për sezonin 2023-2024

Lexo

Ish-futbollistja turke, pjesë edhe e stafit teknik të Fenerbahçes, do të jetë në krah të Hetlem Çapjes që në sfidën ndaj Pogradecit

Shkumbini i surprizon të gjithë. Skuadra bardhekaltër, që këtë vit garon në Kategorinë e Dytë ka zgjedhur një femër si zv-trajnere përkrah Hetlem Çapjes(trajneri i skuadrës). Bëhet fjalë për turken, Ilknur Aktash, e cila pasi u largua nga futbolli i luajtur, ka nisur karrierën e trajneres duke qenë dhe në stafin e Fenerbahçes(trajnere moshash dhe e skuadrës së vajzave).

 “Që në momentin e parë të ftesës dhe njohjes me projektin e presidentit Ali Kasa në radhët e Shkumbinit, pranova të jem pjesë e tij. Për mua do të jetë një eksperiencë e veçantë për ngritjen sërisht të këtij ekipi në majat e futbollit shqiptar. Jam këtu për të ndihmuar dhe për të dhënë më të mirën”, ka deklaruar  Aktash.

Karriera – “Më parë kam qenë lojtare, pra kam luajtur futboll. Por edhe drejtuese, konkretisht tek ekipi i Fenerbahçes. Eksperienca nuk më mungon, ndaj dëshiroj të kontribuoj për skuadrën peqinas”.

Kampionati, ndeshja me Pogradecin – “Besoj se do të japim më të mirën dhe do të jemi në lartësinë e duhur që në sfidën ndaj Pogradecit. Ne do t’i gëzohemi një rezultati pozitiv, por kuptohet që në futboll çdo rezultat është i pritshëm. Do të synojmë që të japim maksimumin”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img