Friday, May 3, 2024

Ja kush janë lojtarët e Kombëtares kuqezi me vlerë më të shtrenjtë në botë

Lexo

Armando Broja ka pësuar rritjen më të madhe të vlerës në treg. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi për muajin dhjetor vlerësohet me 9 milionë euro në treg, sipas transfermarkt. Kalimi nga Chelsea në huazim te Southampton ka qenë i duhuri për 20 vjeçarin, që sheh në dy muaj një rritje të 3-fishtë.

3 milionë euro ishte vlera e Brojës para kalimit te Shenjtorët, ndërsa në pak muaj ia ka dalë të çojë katër herë topin në rrjetë në Premier League. Forma e mirë e tij ka gëzuar edhe Chelsea, që sheh sesi një nga “fidanët” e ekipit po hedh rrënjë në futbollin anglez.

Broja bëhet lojtari i pestë në Kombëtaren kuqezi me vlerë më të shtrenjtë në treg, duke lënë pas Strakoshën. Para tij janë Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj dhe Bajrami.

Lista:

Marash Kumbulla – 22 Mil €

Berat Gjimshiti – 22 Mil €

Elseid Hysaj – 13 Mil €

Nedim Bajrami – 10 Mil €

Armando Broja – 9 Mil €

Thomas Strakosha – 7.5 Mil €

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img