Kategoria Superiore do të ngrej siparin e javës së 13-të sot me një kryendeshje që përball dy kryesueset, Egnatia dhe Partizani. Si mund të niste java më mirë sesa me një sfidë “alla-titull” edhe pse nuk mund të quhet më e tillë prej formatit. Egnatia-Partizani përplasin “brirët” në Rrogozhinë në orën 13:30 për të ndarë përfundimisht kreun e renditjes, pasi aktualisht kryesojnë me pikë të barabarta.
Ndërkohë, një tjetër sfide shumë delikate do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku në orën 17:00, Vllaznia e dënuar për të fituar pret Laçin. Kuqeblutë, në vendin e tetë me 13 pikë kanë si detyrim firoren, kur janë vetëm një pikë mbi vendin e fundit të renditjes, ndërkohë që Laçi vjen në Shkodër me pozitat e vendit të katërt në renditje, me vetëm dy pikë më shumë sesa Vllaznia, por që me një humbje ndaj kuqebluve këmben vendet me Vllanzinë dukë rënë poshtë saj.
Në të njëjtën orë me çiftin, Vllaznia-Laçi, luhet edhe ndeshja tjetër, e treta e kësaj jave për Superioren, Skënderbeu-Teuta, ku edhe këtu lufta sportive është shumë e fortë. Korçarët për të përforcuar pozitat në mesin e tabelës së kalsifikimit dhe durrsakët për t’iu larguar vendit të fundit në renditje.
Ndeshjet e sotme të Superiores, java e 13-të
Egnatia-Partizani, ora 13:30, Stadiumi “Arena Egnatia”
Vllaznia-Lazçi, ora 17:00, Stadiumi “Lora Boriçi”
Skënderbeu-Teuta, ora 17:00, Stadiumi “Skënderbeu”
Fatos LAMAJ