Botërori 2026-Dopietë e Mbappe, Franca likujdon Suedinë dhe rikonfirmohet pretendente serioze për trofe

Lexo

- Reklamë -spot_img

Francë-Suedi 3-0(Shënues: Mbappe 45′, 74′, Barcola 53′)

Franca ka mar një fitore të pastër 3-0 ndaj Suedisë duke konfirmuar formën e mirë dhe statusin e saj si një nga pretendentet kryesore të turneut.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Francës falë golit të Mbape në minutën e 45-të i cili zhbllokoi sfidën në momentin më të mirë psikologjik për francezët.

Në fraksionin e dytë Franca e rriti ritmin dhe gjeti edhe golin e dytë me pikë Barkola në minutën e 53-të duke i vështirësuar ndjeshëm misionin Suedisë.

Më pas ishte sërish Mbape protagonisti absolut i mbrëmjes teksa në minutën e 73-të realizoi golin e tij të dytë personal dhe vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Me këtë sukses Franca mer një fitore të rëndësishme dhe jep një tjetër sinjal force ndërsa Suedia largohet pa pikë nga kjo përballje me një humbje pas një paraqitje të dobët përballë një kundërshtari shumë cilësor.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img