Sunday, December 1, 2024

Murlani-Tërbuni, deri i qarkut Shkodër, sot në fushën sportive të Barbullushit. Java e 11-të e Kategorisë së Dytë

Lexo

Java e 11-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë të futbollit shqiptar ka rezervuar sot derbin e qarkut Shkodër, Murlani-Tërbuni.

Skuadrat që janë pjesë e grupit A do të ndeshen në fushën sportive të Barbullushit duke nisur nga ora 13:30, me vendasit që renditen në vendin e nëntë me 4 pikë dhe tërbunin mysafir, i cili me 10-të pikë renditet në vendin e shtatë.

Në prononcimet e pragndeshjes, dy trajnerët kundërshtarë, Vahedin Pepaj i Murlanit dhe Sinan Bardhi i Tërbunit kanë deklaruar se kërkojnë fitoret tre pikëshe, por një gjë të tillë do të tregoja fusha e lojës.

Në fakt, nisur nga pretendimet që kanë për të fituar të drejtën e rikthimit në kategorinë e parë, tre pikët i kërkojnë më shumë pukjanët, por në të njëjtën kohë, pikët maksimale i duhen edhe vendasve, objektivi i të cilëve është qëndrimi në mesin artë të tabelës së klasifikimit.

Shumë e dyluftuar pritet të jetë edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo e derbit verior, Besëlidhja-Veleçiku. Lezhjanët që këtë sezon kanë në krye trajnerin Dritan Smajli, i cili sot luan kundra skuadrës që e drejtoi sezonin e kaluar, gjenden në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me 15 pikë, 3 pikë më pak sesa Valbona e Tropojës kryesuese.

Koplikasit e drejtuar nga trajneri Besnik Duli, aktualisht në vendin e gjashtë me 10 pikë, aq sa ka edhe Tërbuni i vendit të shtatë, kanë udhëtuar drejt Lezhës të karikuar për të mos u larguar pa pikë në këtë transfertë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img