17 gola të pësuar në 5 ndeshje në miqësoret e deritanishme në Slloveni janë shumë për Vllazninë, e cila tashmë është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për kompeticionin europian UEFA Conferencë League.
Faza përgatitore e Vllaznisë në Slloveni po shoqërohet me rezultate që lënë shumë për të dëshiruar veçanërisht në aspektin mbrojtës.
Pas pesë ndeshjeve miqësore të zhvilluara deri tani kuqeblutë numërojnë vetëm një fitore një barazim dhe tre humbje ndërsa kan pësuar plot 17 gola.
Gjithçka nisi me barazimin 1-1 ndaj Decic për tu pasuar nga humbja e thellë 4-0 kundër Olimpija Ljubljana.
Më pas erdhi reagimi me fitoren spektakolare 6-3 ndaj Rudes por dy testet e fundit kanë rikthyer problemet me humbjet 4-2 ndaj Koper dhe 5-2 ndaj Arges Pitesti.
Në total skuadra e drejtuar nga Edi Martini ka shënuar 11 gola por ka pësuar plot 17 një statistikë që tregon qartë se reparti defensiv mbetet pika më e dobët në këtë fazë të përgatitjeve.
Sigurisht rezultatet në miqësore nuk jan gjithmonë tregues i asaj që do të ndodhë gjatë sezonit pasi trajnerët i shfrytëzojnë këto ndeshje për të provuar skema formacione dhe futbollistë të ndryshëm.
Megjithatë numri i lartë i golave të pësuar është një sinjal që kërkon zgjidhje të shpejtë në mënyrë që Vllaznia të jetë sa më e përgatitur për nisjen e sezonit të ri zyrtar.
Vetëm tetë ditë nga ndeshja e parë e turit të parë ndaj Malisheves së Kosovës, kur në program është edhe një ndeshje tjetër miqësore, e fundit në përgatitjet e Sllovenisë, kohë që stafi teknik ka mundësinë të ndërhyjë në kolaudimin dhe stabilitetin e e prapavijës dhe të skuadrës në tërësi.
Fatos LAMAJ


