Tuesday, November 26, 2024

Java e 14-të e Abissnet Superiore, luhet në dy ditë. Teuta-Vllaznia, të martën, ora 16:00, në “Niko Dovana”

Lexo

Ndeshjet e javës së 14-të të kategorisë Abissnet Superiore, është planifikuar të luhen në dy ditë. Dy sfidat e parë të kësaj jave, Erzeni-Tirana dhe Partizani-Dinamo, do të luhen të hënën e datës 27 nëntor, ku çifti i parë që luhet në stadiumin “Demrozi Arena” nis në rën 13:00 dhe i dyti në stadiumin “Arena e Demave”  në orën 17:00.

Ndërkohë, tre sfidat e tjera të ditës së martë të 28 nëntorit, nisin me duelin e parë, Kukësi-Skënderbeu, takim që do të luhet në stadiumin “Kukës Arena” prej orës 13:30. Në të njëjtën orë, luhet në stadiumin kurbinas, dueli tjetër, Laçi-Egnatia.

Ndërkohë, java e 14-të mbyllet me sfidën, Teuta-Vllaznia, e planifikuar të nis nga ora 16:00. Një ndeshje, e cila pa frikë mund të konsiderohet edhe si më e rëndësishmja e kësaj jave. Nuk bëhet fjalë për kreun, por për luftën për mbijetese, pasi durrsakët vendas, të fundit në tabelën e klasifikimit, presin Vllazninë, e cila ka vetëm dy pikë më shumë se Teuta. Pikërisht, vetë pozitat në të cilat gjenden të dyja skuadrat e bën këtë ndeshje që të jetë në qëndër të vemendjes së opinionit sportiv.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 14-të Abissnet Superiore

E Hënë 27 Nëntor

Erzeni-Tirana, ora 13:30

Partizani-Dianamo, ora 17:00

E Martë 28 Nëntor

Kukësi-Skënderbeu, ora 13:30

Laçi-Egnatia, ora 13:30

Teuta-Vllaznia, ora 16:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img