Duke lënë pas javën e 13-të, rezultatet e së cilës evidentuan një Vllazni super në të gjithë drejtimet, ku pas fitores ndaj durrsakëve dhe dështimit edhe të ndjekësve të saj, ka marrë “arratinë” duke iu shkëputur me 9 pikëve rivaleve më të afërt, Partizanit, Laçit dhe Teutës, tashmë fokusi është tek java e ardhshme. Burimet zyrtare nga FSHF bëjnë të ditur se ndeshjet e javës së 14-të do të luhen në dy ditë, të premten dhe të shtunën e javës së ardhshme. Ashtu si edhe në javën e 13-të, edhe kjo javë nis me një përballje interesante, Kukësi-Vllaznia, takim planifikuar të luhet të premten në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 18.00. Po në këtë ditë dhe në këtë orë është planifikuar edhe ndeshja tjetër, Teuta-Bylis, ndërkohë që një ditë më pas, të shtunën, në program janë edhe tre ndeshjet e tjera, Tirana-Kastrioti, Skënderbeu-Partizani, dhe Apolonia-Laçi, të cilat, që të tria startojnë në orën 13:45.
E premte
Kukësi-Vllaznia (18:00)
Teuta-Bylis (18:00)
E shtunë
Tirana-Kastrioti (13:45)
Skënderbeu-Partizani (13:45)
Apolonia-Laçi (13:45)