Monday, December 9, 2024

Mbyllet java e 13-të e Superiores, barazimi i Partizanit dhe humbja e Kukësit, shkojnë në avantazh të Vllaznisë

Lexo

Me çiftin Partizani-Apolonia, takim që u luajt mbrëmjen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” u mbyll java e 13-të e kategorisë Superiore. Një ndeshje kjo që prodhoi jo pak emocione, por edhe diskutime në lidhje me penalltinë e dhënë në limitin e takimit për fierakët, me të cilën barazuan rezultatin. Përtej interpretimeve të specialistëve përkatës, ajo që ka më shumë rëndësi ka të bëjë me shifrat e kësaj ndeshje. Parë në vshtrimin e përgjithshëm të tabelës së klasifikimit, barazimi 1 me 1 në këtë ndeshje shkon në favorin e Vllaznisë, e cila pas Teutës së vendit të dytë me 20 pikë, Partizani me 19 ishte kërcënuesi tjetër i kuqebluve, që në rast fitorejeve do ta mbante diferencen me Vllazninë e vendit të parë me 7 pikë. Por, me humbjen e këtyre dy pikëve të sotme ndaj Apolonisë, të kuqtë nuk shkojnë më shumë se kuota e 20 pikëve.

Më herët, pas fitores së merituar të kuqebluve të premten në kryesfidën Vllaznia-Teuta, janë luajtur edhe ndeshjet e tjera, Laçi-Kukësi 3-2, Kastrioti-Skenderbeu 2-2, Bylis-Tirana 0-0.

Ndërkohë, duke u ndalur sërishmi tek kati i sipërm i skuadrave pretendente, me tre pikët e sotme ndaj Kukësit, Laçi shkon në vend të tretë duke spostuar Teuten në vendin e katërt, që të tria këto skuadra me nga 20 pikë të barabarta, por që i ndan goleverazhi.

Tirana Kukësi, Skenderbeu ndajnë vendet, 5-6-7 me nga 17 pikë. Bylis është i 8-ti me 12 pikë, ndërkohë që mbyllin renditjen, Skenderbeu dhe Apolonia me nga 10 dhe 9 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img