Saturday, April 27, 2024

Java e 29-të e Superiores luhet në dy ditë. Kukësi-Vllaznia, të dielen, ora 15:00, në “Kukës Arena”

Lexo

Abissnet Superiore ka hyre ne fazen me te “nxehte”, ku skuadrat tashme luftojne “dhemb per dhemb” me njera-tjetren per te siguruar 3 piket qe ndihmojne ne arritjen e objektivave. Java e 29-te e kampionatit do te luhet ne fundjave te shtune dhe te diel.

Sfida qe do te ngrej siparin e kesaj jave eshte dueli mes Bylisit dhe Teutes, takim qe do te startoj ne oren 15:00 ne “Adush Muça” diten e shtune. Nje duel direkt per mbijetesen ne Superiore. Durrsaket ndodhen ne vendin e 8-te me 34 pike ndersa ballshiotet kane 5 pike me pak. Edi Martini dhe Naxhi Shensoi kerkojne rikthimin te fitorja ne kampionat.

Po te shtunen do te luhet edhe dueli mes Erzenit dhe Kastriotit. Ne oren 18:00 skuadrat zbresin ne “Niko Dovana”. Shijakasit kerkojne te reagojne ne shtepi, pasi nuk e njohin prej 3 javesh fitoren, ndersa krutanet pas situatave me arbitrat synojne tu mbyllin “gojen” kritikeve.

Të dielen do te zhvillohen 3 takimet e tjera. Ne oren 15:00 do te luhet ndeshja mes Kukësit dhe Vllaznisë. Në “Kukes Arena” djemte e Rraman Hallaçit synojne fitoren per te mos rrezikuar me shume ne objektivin mbijetes, ndersa shkodranet me Goce Sedlovski ne krye duan vazhdimesine dhe zonen Europiane.

Takimi tjeter qe luhet ne kete orar eshte Laçi-Partizani. Kurbinasit pas fitores ndaj Teutes kerkojne nje tjeter 3 pikesh ndaj demave. Nderkoh te kuqte pas ndaleses me Egnatian dhe largimit me 2 pikë nga vendi i pare nuk duan me hapa fals ne garen per titullin kampion.

Takimi i fundit do te startoj ne oren 18:00. Tirana do te pres ne “Elbasan Arena” ekipin e Egnatias. Nje takim mjaft interesant dhe pritet te jete i luftuar pasi rrogozhinasit janE nje “kocke e forte” qe ka ndalur çdo kundershtar kete sezon.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img