Wednesday, February 28, 2024

Java e 32-të e Superiores në dy ditë. FSHF publikon oraret dhe stadiumet ku luhen ndeshjet

Lexo

Superioria mbylli javen e 31-te diten e sotme dhe tashme e gjithe vemendja eshte kaluar ne ate pasardhese. Askush nuk ka kohe te festoj dhe llogarite behen çdo sekond. Java e 32-te e elites do te luhet te shtunen dhe te dielen.

Bie ne sy se perballjet direkte jane shmangur teksa 5 ekipet e pjeses se siperme te tabeles do te perballen me 5-shen e poshtme. Kjo nuk e pengon aspak faktin qe çdo skuader luan per piket maksimale pasi ne kete faze te sezonit askujt nuk i intereson kundershtari perball.

Te shtunen ne oren 15:00 java çelet me 2 sfida. Egnatia do te pres Bylisin ne shtepi por mbetet per ‘tu pare stadiumi qe do te zgjedhin te luajne, pasi “Elbasan Arena” eshte i zene me ndeshjen tjeter paralelisht Kastrioti – Vllaznia.

Ne oren 18:00 ne “Niko Dovana” Teuta pret Tiranën kryesuese. Interesante per t’u pare sesi do te reagojne durrsaket pas humbjes 3-0 në Kupe ndaj bardhebluve.

Te dielen luhen edhe 2 sfidat e fundit. Ne oren 15:00 Laçi pret ne shtepi Erzenin me kurbinasit qe tashme jane zyrtarisht ne garen per Europen teksa ndodhen ne vendin e 4-te. Java do te mbyllet me ndeshjen Partizani – Kukesi ne oren 18:00, aty ku te kuqte kerkojne 3 pike ne shtepi per te mbajtur gjalle shpresat per titullin kampion.

Fatos LAMAJ                              

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img