Java e nëntë e Kategorisë së Parë-Sot katër përballje të forta. Spikat, Besa-Pogradeci dhe Oriku-Besëlidhja

Kampionati i Kategorisë së Parë do të vijoi sot me katër ndeshjet e radhës të javës së nëntë ku në program jan përballje interesante dhe me rëndësi për ecurinë e skuadrave në këtë sezon.

Gara në këtë kategori po bëhet gjithnjë e më interesante ndërsa çdo pikë mer një vlerë të veçantë në objektivat që kanë ekipet.

Një nga sfidat kryesore të ditës do të jetë ajo mes Besës dhe Pogradecit,dy skuadra që do të kërkojnë të bëjnë një paraqitje pozitive dhe të marrin maksimumin nga kjo përballje.

Ndërkohë Burreli do të presë Bylisin në një takim ku vendasit do të synojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë ndërsa ballshiotët do të kërkojnë një rezultat pozitiv në transfertë.

Interesante pritet edhe përballja mes Kastriotit dhe Korabit ku të dyja skuadrat do të zbresin në fushë me synimin për të marrë pikë të rëndësishme në një duel ku rivaliteti pritet të jetë i fortë.

Ndërkohë Oriku do të përballet me Besëlidhjen një tjetër sfidë që premton konkurrencë dhe luftë sportive deri në fund.

Katër takimet e kësaj jave janë programuar të zhvillohen në orën 13:30 duke e kthyer këtë të dielë në një ditë të rëndësishme për kampionatin e Kategorisë së Parë.

Fatos LAMAJ

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe