Friday, April 19, 2024

Josa e nis me fitore, por nuk mjafton sepse rivalët e zonës Europiane, fitojnë edhe ato. Shpresat në 90-të minutat e fundit të kampionatit

Lexo

Vllaznia fiton me rezultatin 3 me 1 ndaj Egnatias për javën e 35-të të kategorisë Superiore. Një nisje me fitore nga ana e teknikut Mirel Josa, i cili zëvendësoi Elvis Plorin e larguar pas humbjes së javës së kaluar ndaj Tiranës në transfertë. Për kuqeblutë shënuan Aralica dhe Da Silva në minutat 20-të dhe 70-të, ndërkohë që Agbekpornu shkaktoi autogol në portën rrogozhinase në minutën e 38-të. Për miqtë, të vetmin gol e shënoi Xhekson në minutën e 64-tërt.

Vllaznia bëri detyrën duke mundur Egnatian, e cila për hirë të së vertetes u paraqit një skuadër simpatike, ku përpos golit zyrtar të Xhekson, shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e parë, por flamuri i gjyqtarit anësor i anoloi të dy golat për pozicion jashtë loje, ishte.

Megjithatë, tre pikët e marra ndaj rrogozhinasve nuk është se i kanë shërbyer shumë Vllaznisë, pasi nga ana tjetër dy rivalët e saj direkt në zonën Europiane, Partizani dhe Kukësi, edhe ato i fituan ndeshjet e tyre.

Madje, të kuqtë e Partizanit, me katër golat që i shnuan krutanëve të Kastriotit, siguruan përfundimisht vendin e tretë dhe pjesëmarrjen në Europë. Ndërsa, për Kukësin, që fitoi minimalisht 1-0 ndaj Skënderbeut, pozicioni vazhdon të jetë në vendin e katërt me pikë të barabarta me Vllazninë e vendit të pestë.

Do të jetë java e fundit, e cila do të luhet të enjten, e cila fikson përfundimisht se kus do të jetë në Europë, Vllaznia apo Kukësi. Nëse kuksianët lënë pikë në përballjen me Tiranën në “Selman Stërmasi” dhe Vllaznia fiton ndaj Kastriotit në transfertë, atëherë kuqeblutë me vendin e katërt janë automatikisht në Europë si finalist të Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë, për kuksianët, edhe pse mund të renditen të katërt në mbyllje të kampionatit, mund të shkojnë në Europë, vetëm nëse kupa fitohet nga Laçi.

Rezultatet e javës së 35-të të Abissnet Superiore

 

DINAMO-TIRANA 2-1

R.Haxhiu 9′ , Samake 49′ / Seferi 66′ (p)

KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0

Fejizhao 38′ 

VLLAZNIA-EGNATIA 3-1

Aralica 20′ , Agbekpornu (A.G) 38′, Da Silva 70′  / Xhekson 64′ 

PARTIZANI-KASTRIOTI 4-0

H.Marku 47′, Skuka 57′ , Cara 80′, Maguete 85′ 

TEUTA-LAÇI 2-1

Hebaj 24′, Daja 90+5 / Guindo 15′ (p)

Renditja pas javës së 35-të

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img