Thursday, May 2, 2024

Basket Meshkuj-Vllaznia, nuk ia del në Durrës. Teuta fiton finalen e tretë me 28 pikë diference, të mërkurën e ardhshme luhet finalja e katërt në Shkodër

Lexo

Pas asaj fitore spektakolare të realizuar në “Qazim Dervishi” për finalen e dytë, Vllaznia e barazoi rezultatin e finaleve me Teutën në 1 me 1. Madje, pas ndeshjes së dytë në Shkodër, trajneri kuqeblu, Damian Bekteshi, u shpreh entuziast se Vllaznia do të udhëtojë në Durrës për finale e tretë vetëm për fitore, me synimin që të mërkurën e ardhshme që luhet finalja e katërt përsëri në Shkodër, ta mbyllin duke bërë të tyrin titullin kampion.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse skuadra bregdetare, duke zhvilluar një nga ndeshjet e saj më të mira të këtij sezoni, mundi me rezultat të thellë Vllazninë me rezultatin 96-68.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së shtunës në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit është dominuar tërësisht nga vendasit. Skuadra e drejtuar nga Melzin Lazimi fiton periodën e parë me shifrat 33-15. Një avantazh ky për vendasit që i jep mundësinë ta ruajnë atë, edhe pse Vllaznia arrin të fitojë periodën e dytë 24-21 duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin, 54-39 në favor të Teutës.

Kur pritej që Vllaznia e drejtuar nga tekniku Damian Bekteshi të vijonte me ritmin e periodës së dytë, ndodhë e kundërta, pasi janë përsëri durrsakët që diktojnë në fushën e lojës. Në këtë mënyrë, duke fituar që të dy periodat e pjesës së dytë, të tretën 22-13 dhe të katërtën 20-16, dalin fitues të të gjithë ndeshjes, me rezultatin e përgjithshëm, 96-68 me një diferencë prej 28 pikësh.

Gjithësesi, edhe pse fitorja e Teutës është bindëse, kuqeblutë do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të frenuar ecurinë e fitoreve të durrsakëve. Në finalen e katërt që do të luhet të mërkurën e ardhshme në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër duke filluar nga ora 19:00, Vllaznia do të kërkojnë fitoren e radhës për të barazuar shifrat në 2 me 2, dhe pastaj të luajnë finale e pesë me objektiv për ta fituar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img