Thursday, July 18, 2024

Jose Mourinho, nis aventura te Fenerbahçe: Dita e parë!

Lexo

“Special One gjen sërish punë në fushë: në Turqi përgatit debutimin sezonal

I buzëqeshur dhe i lumtur, José Mourinho është gati të fillojë me të vërtetë aventurën e tij në Fenerbahce. Kompleti stërvitor dhe foto rituale përpara stemës së klubit turk. Postime në Instagram dhe shumë fansa të ekzaltuar: “Dita e parë”, ka shkruar ai. Speciali është gati dhe turqit mezi presin ta shohin sërish në veprim. Pas pankinës së Romës ai karikon bateritë. “Le të fillojmë edhe një herë”.

Debutimi i Mourinhos në Champions League do të zhvillohet në Zvicër në raundin e dytë kualifikues. Fenerbahçe do të dalë në fushë kundër Luganos me ndeshjen e parë në Thun më 23 ose 24 korrik. Ndeshja e kthimit është planifikuar në Stamboll javën e ardhshme. Më pas do të fillojë aventura në kampionat: José dëshiron të rikthejë një titull që Fenerbahçes i mungon që nga viti 2014.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img