Thursday, July 18, 2024

Takimi në plazh me Ronaldon, Lampard zbulon: Isha me pushime me Ronaldon, ja çfarë ndodhi!

Lexo

Ish-mesfushori anglez, kundërshtar i shumë betejave në Premier League, nuk e fsheh admirimin e tij për CR7

Cristiano Ronaldo nuk shënoi në debutimin e tij në Euro 2024, por ende po përflitet. Sulmuesi portugez, afër 40-vjeç, ruan ende formën e lakmueshme dhe është gjithashtu thelbësor për një kombëtare plot kampionë si ajo e drejtuar nga Roberto Martinez.

Frank Lampard, kundërshtar i shumë betejave në Premier League, nuk e fshehu admirimin e tij për CR7 dhe ndau një anekdotë kurioze që ka ndodhur së fundmi. “E pashë me pushime disa muaj më parë. Ishim në të njëjtin hotel dhe në plazh ishim ulur afër njëri-tjetrit, u sigurova që të qëndroja pak larg tij sepse ka një fizik të jashtëzakonshëm, ndaj u distancova (qesh)”.

“Por në fund i kërkova të bënte një foto me djalin tim, sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Pastaj shkova menjëherë dhe vesha fanellën time për të bërë një foto të bukur me të”, kujton Lampard.

“Vura re se ai shkonte në palestër dy herë në ditë me trajnerin e tij personal. Kjo tregon nivelin e përkushtimit që ka për atë që bën. Unë isha duke pirë një birrë kur e pashë dhe e duartrokita”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img