Wednesday, December 11, 2024

Kampionati Botëror, ja pse FIFA vendos kaq shumë minuta shtesë

Lexo

Në studion e ABC Live është diskutuar në lidhje me zhvillimet më të fundit të Kampionatit Botëror me gazetarin sportiv të ABC Bledar Kuka. I pyetur nga gazetarja Sibora Bitri, për minutat shtesë të shumta të akorduara në fund të ndeshjeve të zhvilluara, Kuka u shpreh që:

“Shumë minuta shtesë, rregullat janë po ato, por e vërteta është kjo, kanë bërë një ndryshim në rregullore, çdo lloj vonese që ndodh gjatë ndeshjes konsiderohet si kohë e humbur, dhe të gjitha këto llogariten, 64 minuta shtesë në total janë dhënë deri tani, pa ndeshjen e Arabisë Saudite me Argjentinën. 18 minuta shtesë u dhanë vetëm në këtë ndeshje të fundit. Rekordi mbahet nga ndeshja e Anglisë dhe Iranit me 27 minuta shtesë. Po kthehet në njëfarë basketbolli’, tha gazetari sportiv Bledi Kuka.

Përsa i përket ndeshjeve të zhvilluara deri tani Kuka vlerësoi që fitorja ‘Habia është shumë e madhe, megjithëse nuk njihet në nivel ndërkombëtar, ka luajtur me Shqipërinë, mezi përballoi Shqipërinë, Argjentina është kampione e botës, ajo që bie me tepër në sy, që futbolli është bërë më shumë global, të gjithë lojëtarët luajnë në Arabinë Saudite, ose nuk i preferojnë skuadrat e huaja, luajnë në kampionatin e vet, kjo na thotë që janë përgatitur shumë më tepër se Argjentina”, tha Kuka.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img