Emocionet e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5, që vazhdon të luhet në rajonin e qytetit të Shkodrës kanë ardhur fundjavën e kaluar me ndeshjet e javës së gjashtë. Ashtu si edhe në javët e mëparshme, sipas kalendarit të hartuar nga Zyra Rajona e FSHF-së Shkodër, ndeshjet janë zhvilluar në komplekset sportive të Kalçetos, “Lici”, “Bahçalllëk Arena” dhe “Gur i Zi”.
Ekipi i Air Albania vazhdon të shfaqet shumë i përgatitur në fushën e lojës, gjë që e ka pasqyruar edhe në javën e gjashtë duke realizuar fitoren e radhës. Futbollistët e ëksa skuadre munden ekipin Manchester me rezultatin e thellë 9 me 1. Kjo është fitorja e gjashtë radhazi për ekipin Air Albania, i cili me gjashtë fitore dhe asnjë humbje kryeson kampionatin me 18 pikë.
Një fitore të rëndësishme realizoi edhe ekipi Shqiponja, skuadër kjo që mundi Gurin e Zi me rezultatin 4 me 3. Po me këtë rezultat, 4-3, Pantthers mundi Dom Boskon, rezultate këto që pozicionojnë Shqiponjën dhe Panters në vendin e dytë dhe të tretë me pikë të barabartam bga 12-të të tilla.
Në çiften tjetër të Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5, atë Vllaznimi-Olimpik, fitues doli ekipi i Vllaznimit me rezultatin 5-4.
Rezultatet e Javes së 6-të :
- Manchester – Air Albania (1-9)
- Don Bosko – Panters (3-4)
- Gur i Zi – Shqiponja ( 3-4)
- Vllaznimi – Olimpik ( 5-4)
Renditja pas javes së 6-të :
- Air Albania 18 pike
- Shqiponja 12
- Panters 12
- Don Bosko 9
- Manchester 6
- Gur i Zi 6
- Vllaznimi 6
- Olimpik 3