Saturday, April 27, 2024

Lionel Mesi, fiton Topin e Artë- Trofeu i shtatë radhazi për argjentinasin

Lexo

Lionel Messi është fituesi i edicionit 2021 të Topit të Artë. Argjentinasi triumfoi për herë të shtatë në karrierën e tij, duke mposhtur konkurrencën e Robert Leëandoëski dhe Jorginho, përkatësisht të dytin dhe të tretën në renditje. Sulmuesi i Bayernit u ngushëllua me çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit, ndërsa ai i portierit më të mirë shkoi për Gigio Donnarumma. Pedri më i miri nën 21 vjeç, Chelsea ekipi më i mirë. Alexia Putellas, Topi i Artë për femra. “Është një nder për mua që kam luftuar me Leëandoëskin. Mendoj se ai e meriton Topin e Artë, vitin e kaluar të gjithë ranë dakord që ai do të ishte fituesi. France Football duhet t’i japë të gjitha nderimet që meriton”. Pas fitimit të Topit të Artë të shtatë në karrierën e tij, Lionel Messi uron sulmuesin e Bayern. “Shpresoj që France Football mund t’ju kompensojë, ju do të kishit qenë fituesi i duhur vitin e kaluar – shtoi argjentinasi – Ai nuk u shpërblye për shkak të pandemisë, por mendoj se duhet ta ketë atë në shtëpi”.

“Është e pabesueshme të rikthehem këtu pas dy vitesh, pas asaj që ndodhi, dhe pa u përgjigjur pyetjeve në lidhje me kontratën apo se kur do të tërhiqesha. Nuk e di se sa duhet të luaj ende, por shpresoj të jem në gjendje ta bëj këtë për një kohë të gjatë. Falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi nga Barcelona dhe PSG, ata nga kombëtarja e Argjentinës. Gjithmonë kam pasur ndjesinë se po më mungonte diçka për të arritur dhe këtë vit më është realizuar ëndrra që doja aq shumë, ai trofe që e dëshiroja prej kohësh. Kupa e Amerikës më bëri të fitoja këtë çmim dhe për këtë dua të falënderoj shokët e skuadrës, sepse janë pjesë e këtij çmimi. Çmimi më i bukur që kam fituar në qershor: që kur kam filluar të luaj, gjithmonë kam ëndërruar të fitoj një trofe me kombëtaren, për popullin tim”, u shpreh fituesi i shtatë topave të artë, Lionel Messi, pas ceremonisë së zhvilluar mbrëmjen e së hënës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img