Sunday, May 19, 2024

(Video)Ballkaniada e Rumanisë në Taekwondo. Tre medalje për sportistët e Vllaznisë

Lexo

Sportistët e Vllaznisë dhe njëkohësisht të kombëtares arrijnë të marrin 2 vende të 2-ta medalje argjendi dhe 1 vend të 3-të në Kampionatin Ballkanik të Taekwondo-së që u zhvillua në Rumani. Menida Meta e peshës 31 kg dhe Enisa Shabaj e peshës 59 kg u shpallën nën kampione ballkani. Ndërkohë, Isra Meta e peshës 44 kg. u rendit në vendin e 3-të.

Një përfaqësim të mirë në këtë ballkaniadë bëri edhe Irsa Osmanagiq e peshës 55 kg, e cila arriti të fitojë një ndeshje por nuk arriti të kalojë në zonën e medaljes.

Në bazë të rezultateve të përgjithshme, ekipi i kombëtares kuqezi rënditet në vend të 2-të me të rinjt dhe në vend të 2-të gjithashtu me të rriturit, ndërkohë që tek fëmijët në vendin e 5-të.

Në total ekipi kombëtar i Shqipërisë rënditet si ekipi i 3-të më i mirë në Ballkanik. Sipas trajnerit Elion Puka që drejtoi ekipi në Rumani, niveli i këtij aktiviteti ishte i lartë dhe paraqitja e sportisteve tona ishte po aq i mirë ku të gjitha nga ato janë mjaft premtuese për të ardhmen.

Duke qëndruar përsëri tek Artet Marciale, duhet thënë se fundjavën që shkoi, ekipi i Vllaznisë ka marrë pjesë në kampionatin e MMA-së që u zhvillua në Tiranë tek parku olimpik Feti Borova duke treguar performancë dhe rezultate mjaft të mira.

Figurën më të mirë sportive e kanë bërë, Nejla Uruçi e peshës 78 kg, Hysen Kërmeshtna pesha 52 kg, dhe Sidrit Efendi 88 kg, të cilët u shpallën kampion kombëtar. Ndërkohë, Mirgen Kroj pesha 58 kg, Esad Malaj pesha 63 kg, Kevin Bekteshi pesha 67 kg, dhe Shefqet Tivari pesha 100 kg, u shpallën nën kampion të Shqipërisë. Në rënditjen ekipore, ekipi ynë i Vllaznisë u rendit në vendin e dytë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img