Erzeni dhe Teuta ndanë nga një pikë në derbi teksa barazuan 1-1 në Niko Dovana. Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani, ka qenë i pakënaqur me barazimin. Pas ndeshjes ai u shpreh për Oversport.
“Më vjen keq për ata çuna se nuk janë përgatitur të nisin lojën me penallti inekzistente. Ramë në presion, kishim edhe erën kundër dhe vuajtëm ato 20-25 minutat e balancuam lojën. Në pjesën e dytë foli totalisht për ne dhe ishim më pranë fitores.
Goli i dytë i Teutës? Ishte faull, nëse e shënonte, e vendos VAR-i, nëse funksionon.
Kahrimanoviç nuk është në gjendje të mirë fizike, ka qenë i sëmurë me ilaçe. E ka vuajtur këtë pjesë, ka rënë goxha nga pesha. Edhe ne presim të kthehet Kahrimanoviç i vërtetë, siç jemi mësuar ta shohim”, tha Kapllani.