Saturday, May 18, 2024

(Video) Vllaznia U-21, vijon stërvitjet nën drejtimin e teknikut Vioresin Sinani. Spikat një 19 vjeçar i ardhur nga Akademia e Frankfurtit

Lexo

Paralelisht me skuadrën e parë të drejtuar nga trajneri Migen Memelli, në fushën e stadiumit “Reshit Rusi” të Shkodrës, vijojnë përgatitjet edhe në kampin e 21 vjeçarëve, në drejtimin e cilëve, tashmë është Vioresin Sinani. I emëruar pak ditë më parë nga Presidenti Alban Xhaferi në këtë post, ish kapiteni kuqeblu, që në vazhdim provoi edhe detyrën e trajnerit të Vllaznisë U-19, zëvendëstrajner i ekipit të parë, si dhe postin e drejtorit sportiv, vazhdon të jetë brenda familjes kuqeblu.

Në dispozicion të teknikut Sinani dhe kolegëve të tij, zëvendëstrajnerit Malvin Macerovi dhe trajnerit të portjerëve Elis Dervishi, janë futbollistë nga skuadra e sezonit të kaluar duke shtuar edhe ardhjet e reja nga skuadra U-19.

Në krahasim me seancat e para, të tjerat në vazhdim janë pasuruar me emra të tjerë futbollistësh shkodranë. Mes tyre spikat edhe një 19 vjeçar që vjen nga Akademia e Franfurtit. Bëhet fjalë për mesfushorin Mark Deda, një lojtar i rritur në ekipet zinxhir të kësaj Akademie dhe që më herët është aktivizuar me kombëtaren U-17 nën drejtimin e trajnerit Elvin Beqiri, si dhe më vonë edhe tek U19-ta. Nga sa bëhet e ditur, ai do të jetë për disa ditë në provë ku do të vëzhgohet me përparëse nga stafi i  Vllaznisë, jo vetëm për ekipin U-21, por edhe ekipin e pare, ku bazuar në strategjinë e deklaruar nga ana e drejtuesve nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në kontigjentin e skuadrës së parë të drejtuar nga Memelli.

Sa i takon programit stërvitor, gjatë kësaj periudhe skuadra U-21 po stërvitet me nga tre seanca në javë, ndërkohë që pas datës 20 korrik, ngarkesat do të rriten me një program të plotë që do të shërbejë për marrjen e formës së duhur sportive për pjesëmarrjen në kampionat.

(Video) Vllaznia U-21, seancë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri Vioresin Sinani-Stadiumi “Reshit Rusi” Shkodër-7 korrik 2023

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img