Zhgënjim total për trajnerin e njohur Luis Enrique. Edhe pse Spanja e drejtuar prej tij konsiderohej skuadra pretendente për të fituar Botërorin “Katar 2022”, humbja në çerekfinale me penallti ndaj Markokut, eleminoi spanjollët nga botërori.
Është kjo arsyeja, që menjëherë pas këtij eleminimi të trurpshëm, kritikat ndaj Enrique kanë qënë të shumta duke i kujtuar largimin e tij nga drejtimi i Spanjës. Po, si e komenton situatën në fjalë, por edhe të ardhmen e tij në drejtimin, apo jo të Spanjës në vazhdim, vetë tekniku, Luis Enrique?
“Ne jemi Spanja dhe e përfaqësojmë atë, ndaj duhet të përgëzojmë Marokun. Ata ishin më të mirë se ne në shortin e penalltive. Futbolli është një sport i mrekullueshëm, por i paqartë, meqenese nje skuader mund te fitojë pa sulmuar. Ne dominuam plotësisht por penalltitë ishin fatale. Jam shumë krenar për lojtarët tanë, i përgëzoj. Zgjodha tre gjuajtësit e parë, të tjerët i vendosën ata. Bono është një portier spektakolar dhe ai ishte fantastik edhe sot. Ne dhamë 100% dhe do të duhet të presim një mundësi tjetër. Më vjen shumë keq për fansat, ne u përpoqëm. Për të ardhmen, mendoj se nuk është koha për të folur për këtë. Tani dua vetëm të shkoj në shtëpi dhe të shoh njerëzit e mi. Javën e ardhshme do të flasim për të ardhmen, duhet ta asimiloj këtë disfatë”, u shpreh pas ndeshjes, njëshi i pankikës spanjolle, Luis Enrique.