Sunday, April 28, 2024

Pepe hyn në histori me golin e shënuar kundër Zvicrës

Lexo

Ylli portugez i futbollit Pepe u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në fazën eliminatore të Kupës së Botës pas golit të tij kundër Zvicrës.

Ndeshja Portugali-Zvicër do të mbetet në histori. Jo sepse skuadra e Fernando Santos siguroi kualifikimin në fazën çerekfinale të Kupës së Botës me një fitore të thellë, por për shkak të golit të dytë.

Pepe, i cili sot mbante shirtin e kapitenit, me golin e shënuar në minutën e 33-të u bë futbollisti më i vjetër që ka shënuar në një ndeshje eliminatore të një Botërori, pasi e bëri atë në moshën 39 vjeç e 283 ditë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img