Ora 20:00 e mbrëmjes së sotme, orë kur do të startojë dueli në mes kombëtareve të Francës dhe Markokut, i vlefshëm për gjysëmfinalen e dytë të Kupës së Botës-“Katëar 2022” ka marrë një vemendje të madhe nga amatorët e futbollit. Pas Argjentinës së kualifikuar dje me fitoren 3-0 ndaj Kroacisë, sot njëra nga skuadrat e gjysëmfinales së dytë, Francë-Marok, do të shkojë në finalen e ditës së dielë të 18 dhjetorit.
Në kampin francez, që vijnë në këtë sfidë me autoritetin e kampiones së botës, ka optimizëm për të siguruar kualifikimin në finale. Në pritje të kësaj ndeshje, tekniku i kombëtares franceze, Didie Deshamp ka gati formacionin, anti-Morak.
Sipas asaj që ka deklaruar edhe vetë trajneri, në portë do të jetë kapiteni Loris, teksa nga krahët e mbrojtjes do të veprojnë Kunde dhe Teo Hernandez. Qendra i besohet Varan dhe Upamekanos që duhet thënë se nuk ishte fort bindës ndaj Anglisë. Në mesfushë Rabio dhe Tçuameni janë të padiskutueshëm ashtu si Zhiru në majën e sulmit. Ndërkohë, që treshja Mbape, Grizman dhe Dembele do të veprojnë pas shpinës së pykës me synimin për të thyer murin difensiv të Marokut, që në këtë turne është ndëshkuar vetëm një herë.
Nësse ka diçka për tu parë në orët në vazhdim që ka në dispozicion deri nmë momentin e startit zyrtar të takimit, i vetmi ndryshim, nëse vertet do të jetë i tillë ka të bëjë me aktivizimin e Koman në vend të Dembelesë.